Uji i bekuar
Uji i bekuar apo uji i shenjtë në Kishën katolike romake, Kishën Anglikane, Ortodokse, Kishën Katolike të Lindjes, dhe Kishën e Vjetër Katolike, dhe disa kisha të tjera, është uji i cili është bekuar apo shenjtëruar nga një prift, ipeshkv me anë të një lutjeje bekuese për qëllim pagëzimin apo për bekimin e besimtarëve, vendeve apo sendeve.
Domethënia simbolike e ujit të bekuar është vetë uji, i cili përfaqson jetën, pastërtinë, dhe shpëtimin.
Uji i bekuar gjendet në hyrjen e çdo kishe. Besimtarët sapo hyjnë në kishë lagin gishtat e dorës së djathtë me ujë të bekuar dhe bëjnë shenjën e kryqit duke thënë formulën e pagëzimit (Mat. 28,19):"Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë".
Tradita e ujit të bekuar ndeshet edhe në fe të tjera. Para së gjithash në Hinduizëm, i cili ushtron larjen pastruese në lumin e Gangut. Uji për ceremoninë vudu në Islam shërben për pastrimin ritual (Tahara), por s´ka nevojë të bekohet.