Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Azalët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Azalët fillimisht jetonte në Panoninë jugore. Në epokën romake, ata u zhvendosën në kufirin verior romak në rajonin e Brigetio (Hungaria veriore)

Azalët ishin një fis i lashtë ilirë panonian të cilët fillimisht jetonin në Panoni, në Ilirinë veriore. Ata ishin njëri nga grupet fisnore që ngritën krye në të ashtuquajturën Bellum Batonianum dhe si ilirët e tjerë panonianë, u shpërngulën me forcë nga rajoni.

Data e saktë e zhvendosjes së azalëve është e paqartë pasi zona transdanubiane, ku ata u vendosën, kaloi nën kontrollin romak pas revoltës ilire. Azalët u vendosën në kufirin romak midis dy fiseve kelte: Boive dhe Eraviskëve. [1] Në atdheun e tyre të ri ata u organizuan si civitas (municipium Azaliorum). Vendbanimi i tyre kryesor ishte Brigetio, Szőny bashkëkohor.

Kultura e ilirëve azalë është përshkruar në relievet e varreve në Brigtion dhe Szomód. Gratë azale që janë paraqitur në gurët e varreve mbanin "fustane me mëngë të gjata nën një rrobe", mbulesë koke dhe herë pas here një vello. [2]

  • Dzino, Danijel (2005). Illyrian policy of Rome in the late republic and early principate (PDF) (Tezë) (në anglisht). University of Adelaide.
  • Fejfer, Jane; Moltesen, Mette; Rathje, Annette, red. (2015). Tradition: Transmission of Culture in the Ancient World (në anglisht). Museum Tusculanum Press. ISBN 8763542587.
  • Wilkes, John (1996) [1992]. The Illyrians (në anglisht). Wiley. ISBN 978-0-631-19807-9.