Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Lista e personaliteteve ilire

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga List e mbretërve ilirë)
Mbreti Glauku dhe Mbretëresha Beroja duke marrë nën përkujdesje Pirron e vogël - Pikturë nga Nicolas René le Jeune Jollain
Mbreti Glauku
Bardhyli II, Mbret i Mbretërisë Dardanisë në një pullë postare shqiptare
Bardhylli, Mbreti Mbretëria e Ilirisë
Mbretëresha Teuta
Bato Dardani
Niketë Dardani
Jeronimi nga Stridoni (Shën Jeronimi)
Justiniani I
Kostandini i Madh
Mbreti Bato
Olimpia ose Mirtal (Nëna e Aleksandrit të Madh)
Mbreti Agroni
Një mbret i paidentifikuar ilir
Mbreti Ballai (vizatim)
Shën Asti
Statujë e magjistratit nga Apollonia
Donati i Vlorës
Busti i Gruas Dardane
Ushtar i këmbësorisë ilire
Mbreti Genti
Mbreti peon Patrai (335-315)
Flav Belisari
Mbreti Ballai
Monedha e Monunit I (290-270 pes)
Perandori Anastasi I
Monedhë e Mbretit Genti.

Lista e personaliteteve më të njohura ilire e paraqitur sipas renditjes alfabetike:

Emri Titulli Koha Përshkrimi
Agroni Mbret Mbretëroi mes viteve 250 deri në vitin 230 p.e.s. Në vitin 231 p.e.s, Agroni zotëronte ushtrinë dhe marinën më të fuqishme tokësore, nga cilido prej mbretërve që kishin mbretëruar para tij. Ai zgjeroi kufijtë e mbretërive në veri dhe jug. [1]
Anastasi I Perandor Jetoi mes viteve 431 deri në 518 të erës sonë Anastasi I ishte Perandori i Perandorisë Bizantine nga viti 491 deri në vitin 518.
Artasi Mbret Mbretëroi mes viteve 430 deri në 413 p.e.s. Artas ishte sundimtar i Messapia . Ai i furnizoi athinasit me njëqind e pesëdhjetë hedhës shtizash në vitin 413 pes. për luftën kundër Sirakuzës . [2]
Asti Peshkop Jetoi në shekullin I të erës sonë. Vdiq në vitin 98. Asti ishte një peshkop në qytetin e Durrësit (Dyrrachium) ku edhe vdiq si martir i krishterizmit.
Audata Mbretëreshë Mbretëroi mes viteve 359 deri në 336 p.e.s. Audata ishte e lidhur me Bardylis dhe gruan e Filipit II të Maqedonisë .
Aureliani Perandor Jetoi mes viteve 214 deri në 275 p.e.s. Aurelian ishte Perandori i Perandorisë Romake nga viti 270 deri në vitin 275.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Ballai Mbret Mbretëroi mes viteve 167 - 135 pes Ballai mbretëroi në qytetin Rhizon dhe zonat përreth pas pushtimit romak, deri në vitin 135 para Krishtit. Konsiderohet mbreti i fundit ilirë.[3]
Bardhyli Mbret i Ilirisë Jetoi mes viteve 448 - 358 pes. Bardhyli ishte themeluesi i dinastisë së parë të dëshmuar ilire. [4] Fushatat maqedonase rezultuan të suksesshme në vitet 393, 372 dhe 359 p.e.s. dhe pushtuan Epirin në aleancë me Dionisin e Sirakuzës.
Bardhyli II Mbret i Dardanisë Mbretëroi mes viteve 295 - 290 pes. Bardhylis II ishte i biri i Cleitus (r. 295–290 para Krishtit). Ai arriti të krijojë gjendjen e gjyshit të tij në rajonin e Dassaretae në perëndim të liqenit Lynkestian. [5]
Baralirisi Mbret legjendar Rreth vitit 1000 p.e.s. Sipas Tertulianit pasi Baralirisi kishte parë një shenjë në ëndërr, filloi një sërë fitoresh ushtarake që i lejuan të shtrinte sundimin ilir mbi molosët dhe fiset e tjera, deri në kufijtë e Maqedonisë. Ndoshta është një figurë mitike me disa ngjashmëri me Bardhylin ose me mbretin e parë ilir Ylli (vdekur në vitin 1225 pes.).[6]
Bato Dalmati Mbret Mbretëroi rreth vitit 200 p.e.s. Bato Dalmati ose Baton Dalmati, ishte i biri i Longar Dalmatit dhe udhëheqës i fisit ilir Dalmatë, i cili në vitin 200 p. e. r. u bashkua me Romakët në luftë kundër Filipit V. të Maqedonisë.[7]
Bato Breuku Mbret Mbretëroi mes viteve 35 - 30 para Krishtit Bato iu dorëzua Tiberit në vitin 8 pas Krishtit në bregun e lumit Bosna. [8]
Bato Desidiati Mbret Lindur në mes të rr. 35 p.e.s. deri në vitin 30 p.e.s. Bato u mund nga romakët në vitin 9 të erës sonë gjatë Revoltës së Madhe Ilire ; fundi i rezistencës përfundimtare ilire ndaj pushtimit romak.
Bato Dardani Mbret Mbretëroi mes viteve 206 deri në 176 p.e.s. Bato u përplas me Maqedoninë e Lashtë në 199 para Krishtit, në mënyrë që të çlironte Paionën.
Beroja Mbretëreshë ilire (bashkëshortja e Glaukut. Mbretëroi mes viteve 335 - 295 p.e.s. Beroja [9][10] ka qenë një mbretëreshë ilire nga fisi i mollosëve, përkatësisht mbretëreshë ilire e taulantëve, pas martesës me mbretit ilir Glauku. Mbretëresha Beroja e birësoi, e rriti dhe edukoi Pirron e Epirit, mbretin e ardhshëm të Epirit. [11] [12]
Birkena Mbretëreshë Mbretëroi mes viteve 292 deri në 272 p.e.s. Birkena ishte vajza e Bardhylis II dhe gruaja e Pirros së Epirit .
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Caeria Mbretëreshë Sundoi mes viteve 344 - 343 para erës sonë. Mbretëreshë ilire që sundoi në vitet 344/343 p.e.s.
Cynane Mbretëreshë ilire Jetoi mes viteve 357 - 323 p.e.s. Cynane (greqishtja e lashtë: Kuvávn - Kynane ose Κύνα - Kyna; vrarë në vitin 323 p.e.s..) ishte gjysmë-motra e Aleksandrit të Madh, dhe e bija e Filipit II nga Audata, një princeshë Dardane.[13]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Dandon Iliriani Superqindvjeçar Jetoi diku në shekujt III dhe II p.e.s. Dandoni (ose Dando Iliriani) ishte një personalitet ilir që, sipas Plini Plakut, supozohet se jetoi për rreth 500 vjet ose më shumë. [14] [15]
Diokleciani Perandor Jetoi mes 22 dhjetorit 242/245 dhe 3 dhjetorit 311/312 Gaius Aurelius Valerius Diocletianus lindi në Dalmaci dhe shërbeu si perandor i Perandorisë Romake nga viti 284 deri në vitin 305
Donati i Vlorës Shenjtor Jetoi mes shekujve II dhe IV të erës sonë. Donati i Vlorës ishte i lindur në Vlorë ndërsa është martirizuar në qytezën San Dana (Leçe) të Italisë.[16] [17] Donati i Vlorës është i nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe nga Kisha Ortodokse.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Dhimitër Fari Mbret Mbretëroi mes viteve 222 dhe 219 p.e.s. ndërsa vdiq në vitin 214 p.e.s. Dhimitër Fari fillimisht ishte një sundimtar i ishullit Faros kur ishte përfshirë në Luftën e Parë Iliro-Romake, pas së cilës ai sundoi një pjesë të bregdetit ilir të Adriatikut në emër të romakëve, si një mbret klient.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Epuloni Sundimtar ilir i Histrisë Vdiq në vitin 177 p.e.s. Epuloni, sundimtari ilir i Histrisë: pengoi përparimet romake në Gadishullin Istrian deri në vdekjen e tij në vitin 177 p.e.s. [18]
Etleva (Etuta) Mbretëreshë Mbretëroi mes viteve 169 deri në 168 p.e.s. Etuta ishte gruaja e Gentius.
Euridika e Ilirisë Mbretëreshë Mbretëroi mes viteve 212 - 181 pes. Euridika e Ilirisë ishte bashkëshorte e mbretit Pleurati III
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Flav Dalmati Ushtarak Vdiq në vitin 337 Flav Dalmati ishte i biri i Konstanc Klorit dhe Flavia Maximiana Theodora.
Flav Eutropi Fisnik (Dardania, 218 – Eboracum, 270) Flav Eutropi ose emri i plotë i tij Marcus Eutropius Gordianus ishte një fisnik që sipas Historia Augusta ishte nga Dardania.[19] [20]
Flaviani Prefekt Jetoi në shekullin IV Flaviani ishte një zyrtar civil romak me prejardhe ilire që shërbeu si guvernator ose prefekt i Egjiptit ( praefectus Aegypti) nga viti 364 deri në vitin 366.
Flav Pali Konsull Jetoi mes viteve 445 - 496 Flav Pali ishte një politikan i Perandorisë Romake të Lindjes me prejardhje nga Dyrrahi (Durrësi), nga Iliria.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Galauri Mbret Galauri (Galabri) mbretëroi në mesin e shekullit të VII p.e.s. Galauri ose Galabri ishte një mbret ilir i dinastisë së taulantëve. Me aq sa dihet deri më tani Galabri (Galauri) është mbreti i parë historik i ilirëve. [21] [22] [23] [24] [25]
Genti Mbret Mbretëroi mes viteve 181 - 168 pes. Genti ishte i biri i Pleuratit III i cili kishte mbajtur relacione pozitive me Romën.
Glauku Mbret Mbretëroi mes viteve 335 - 302 pes. Glauku ishte mbret ilir nga Dinastia e enkelejëve dhe taulantëve që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit.
Grabosi Mbret Mbretëroi mes viteve 358 356 p.e.s. Grabosi (hyri në aleancën athinase për t'i rezistuar fuqisë së Filipit në 356 p.e.s. [26]
Grabus Mbret Mbretëroi në shekullin V p.e.s. * Grabi I është dëshmuar në një mbishkrim athinas, ai ka shumë të ngjarë të ketë qenë një personalitet me përgjegjësi të mëdha politike. Ai ndoshta ishte gjyshi i Grabos II . [27] [28]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Irineu Peshkop Vdiq në vitin 304 të erës sonë Irineu ishte peshkop në Sirmium, Panoni .
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Jeronimi Prift Jetoi mes viteve 342 ose 347 deri në 420 Jeronimi ishte dijetar i shquar dhe doctor maximus, cilësohet si "babai i kishës" dhe njëri nga katër Etërit e Kishës.
Joni Mbret Mbretēroi në gjysmën e parë të shekullit IV p.e.s. Joni mbretëroi mbi ishullin Vis (Isa) dhe rajonin përreth në gjysmën e parë të shekullit IV p.e.s. [29]
Joviani Perandor Jetoi nga 331 në 364 Flavius Jovianus ishte Perandori i Perandorisë Romake nga 363 në 364.
Justini I Perandor Jetoi nga 2 shkurt 450 deri më 1 gusht 527 Flavius Iustinus ishte Perandori i Perandorisë Bizantine nga 518 në 527.
Justiniani i Madh Perandor Jetoi nga 11 maj 482 deri më 14 nëntor 565 Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus ishte Perandori i Perandorisë Bizantine nga 527 në 565.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Karavanti Gjenral Jetoi në fund të shkekullit III dhe në gjysmën e parë të shekullit II p.e.s. Karavanti ishte gjysmëvëllai i mbretit Genti dhe u dallua gjatë Luftës së tretë iliro-romake.
Kliti Mbret Mbretëroi mes viteve 335 - 395 p.e.s. Kliti ishte organizatori i Rrethimit të Pelionit në vitin 335 pes. kundër Aleksandrit të Madh. [30]
Konstandini i Madh Perandor Jetoi nga 25 korriku 306 deri më 22 maj 337 Flavius Valerius Constantinus ishte Perandori i Perandorisë Romake nga 306 në 337.
Konstanci II Perandor Jetoi nga 7 gusht 317 deri më 3 nëntor 361 Flavius Julius Constantius ishte Perandori i Perandorisë Romake nga 337 në 361.
Kratill Mahata Gimnaziark Jetoi në shekullin III pes. Përmendet në një mbishkrim të gjetur në Kështjellën e Klosit në Mallakastër.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Longari Mbret Sundoi mes viteve 231 - 206 pes. Longari ishte në luftë me mbretër të ndryshëm maqedonas dhe në periudha të ndryshme arriti të pushtonte një pjesë të Maqedonisë. Longari ishte aleat i paionëve të cilët i çliroi për të hapur rrugë drejt Maqedonisë.[31]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Marcelin Komesi Kronist Vdiq rreth vitit 534 Marcelin Komesi ishte një kronist i Perandorisë Romake Lindore me origjinë ilire, [32]
Mark Lugari Mësimdhënës Jetoi në shekullin II pes. Mark Lugari përmendet në disa mbishkrime si dhe në gurin e varrit të tij të gjetur në Apolloni.
Monuni I Mbret Mbretëroi mes viteve 290 - 270 p.e.s. Monuni I preu statoret e tij prej argjendi në Dyrrhachion. [33]
Monuni II Mbret i dardanëve Mbretëroi mes viteve 176 - 167 p.e.s. Monuni II ose Monuni i Dardanisë : pengoi pushtimin dhe depërimin e bastarnëve në Dardani në vitin 175 p.e.s. [34]
Mytili Mbret Mbretëroi mes viteve 270 - 231 p.e.s. Mytili ishte pasardhësi i Monunit I dhe ndoshta djali i tij. Zhvilloi luftën kundër Epirit në vitin 270 pes. Ai preu monedhat e tij prej bronzi në Dyrrhachion. [33]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Niketë Dardani Prift, dijetar dhe muzikant Jetoi mes viteve 335 - 414 në Remesianë Autor i veprave, "Competentibus ad baptismum instructionis libelli VI" dhe "Te Deum Laudamus (Ty o Zot të lavdërojmë)." Në njërën nga veprat e tij ai shkruan "Jam dardan" (dardanus sum), nga Remesiana e Dardanisë (sot Bela Palanka në juglindje të qytetit të Nishit në Serbi)
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Opisi Mbret i mesapëve Vdiq në vitin 460 p.e.s. Opisi, sundimtari i Messapëve: është sulmuar nga Taras në vitin 460 p.e.s. në Hyria, në të cilën edhe vdiq. [35]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Pleurati I Mbret Jetoi mes viteve 356 - 335 p.e.s. Pleurati ishte një mbret ilir, i shtetit të taulantëve. Pleurati ishte babai i Glaukut. Filipi II fitoi një betejë të ashpër me të në vitin 344 para Krishtit edhe pse Filipi nga kjo betejë mbeti i plagosur. [36]
Pleurati II Mbret Mbretëroi mes viteve 260 - 250 p.e.s. Pleurati II ishte një mbret ilir i Dinastisë së ardianëve.
Pleurati III Mbret Mbretëroi mes viteve 205 - 181 p.e.s. Pleurati III ishte sundimtar i Mbretërisë ilire nën dinastinë e labeatëve. [37] Ai ishte i biri i Skerdilaidit.[38]
Pleuri Mbret Sundoi mes viteve 337 - 335 p.e.s. Pleuri ishte mbret ilir [39] Sipas disa studiuesve Pleuria ishte ndoshta mbreti i Autariatëve.[39]
Pinej Ardiani Mbret Jetoi mes viteve 230 - 217 p.e.s. Pinei i ardianëve ishte biri i Agronit, mbreti i ardianëve në Iliri, dhe gruas së parë të tij Triteuta. Ai zyrtarisht e trashëgoi babain e tij por mbretëria udhëhiqej nga gruaja e dytë e Agronit, Mbretëresha Teuta, pasi që i biri i Agronit ishte ende i mitur.
Pinei i Panonisë Mbret Përmendet si prijës ushtarak mes viteve 6 - 9 të erës sonë. Pinei i Panonisë ishte një udhëheqës i fisit të panonëve, i cili udhëhoqi një rebelim së bashku Bato Breukun, në kuadër të asaj e cila njihet si Kryengritja e Madhe Ilire(Bellum Batonianum). [40]
Pompe Durrësaku Fisnik nga Durrësi Lindi në vitin 400 Pompe Durrësaku (Pompeius of Dyrrhachium ishte babai i perandorit Anastasi I. [41] [42]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Skerdilaidi Mbret Sundoi mes viteve 218 - 206 p.e.s. Skerdilaidi u bëaleat me Romën për të mposhtur Maqedoninë në vitin 208 pes. [43]
Syrra Mbret Jetoi mes viteve 437 - 390 p.e.s. në Lynkesti Sirra ishte një mbret i fisit ilir të lynkestëve (Lynkestia) i cili mori pjesë në Luftën e Peloponesit kundër Spartës.
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Teuta Mbretëreshë e Ilirisë Mbretëroi mes viteve 231 - 227 p.e.s. në Teuta ishte bashkëshortja e Agronit dhe pas vdekjes së tij sundoi si Mbretëreshë e Ilirisë.
Teutiku Diplomat Përmendet në vitin 168 p.e.s. Teutiku (latinisht: Teuticus) ka qenë një diplomat i Mbretëria e Ilirisë të cilin mbreti Genti e dërgoi si ambasador në Romë për marrëveshjen e armëpushimit.[44] [45]
Triteuta Mbretëreshë Jetoi mes viteve 250 - 230 p.e.s. Triteuta (Greqisht: Τριτεύτα 230-219 BC) ishte gruaja e parë e Mbretit Agron, (r. 250-231 para erës së re ), me të cilin ajo kishte një djalë të quajtur Pinej. Pak kohë para vdekjes së tij (231/230 BC), Agroni u divorcua nga Triteuta dhe u martua me Teutën.
Tutimi Sundimtar Paraqitet në burime historike në vitet 34 - 33 p.e.s. Tutimi i njohur edhe si Testimi (greqishtja e lashtë : Τέστιμος) ishte udhëheqësi ushtarak i delmatëve gjatë marshimit të Oktavianit në Delmati (34 p.e.s. - 33 p.e.s.). [46]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Valensi Perandor Jetoi nga 328 në 378 Flavius Valens ishte Perandori i Perandorisë Romake nga 364 në 378. Ai lindi në një familje ilire në Cibalae, Panonia Secunda . [47]
Valentiniani I Perandor Jetoi nga 3 korriku 321 deri më 17 nëntor 375 Flavius Valentinianus ishte Perandori i Perandorisë Romake nga 364 në 375. Ai lindi në një familje ilire në Cibalae, Pannonia Secunda . [47] [48]
Valentiniani II Perandor Jetoi nga 371 në 392 Flavius Valentinianus II ishte Perandori i Perandorisë Romake nga 375 në 392.
Verzi Gjeneral dalmat Verzi është dalluar në luftimet kundër Oktavianit në vitin 34 p.e.s. Verzi dhe Tutimi kanë qenë dy ushtarak të dalluar të dalmatëve që mundën të pushtonin qytetin e Promonas nga liburnët në mënyrë që t'i zinin pritë forcave romake të Oktavianit në vitin 34 p.e.s. [49]
Emri Titulli Koha Përshkrimi
Ylli Mbreti i parë mitologjik i ilirëve Vdekur në vitin 1225 para erës sonë Nuk dihet shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij.

Personalitete me prejardhje ilire

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Cabanes, Pierre (2002) [1988]. Dinko Čutura; Bruna Kuntić-Makvić (red.). Iliri od Bardileja do Gencia (IV. – II. stoljeće prije Krista) [The Illyrians from Bardylis to Gentius (4th – 2nd century BC)] (në kroatisht). Përkthyer nga Vesna Lisičić. Svitava. ISBN 953-98832-0-2.
  • Ceka, Neritan (2013). The Illyrians to the Albanians (në anglisht). Migjeni. ISBN 978-9928-4074-6-7.
  • Howe, Timothy; Müller, Sabine; Stoneman, Richard (2017). Ancient Historiography On War and Empire (në anglisht). Oxbow Books. ISBN 1785703021.
  • Korkuti, Muzafer (2003). Parailirët ilirët arbërit: histori e shkurtër. Botimet Toena. ISBN 978-99927-1-689-2.
  • Loka, Nikollë (2003). Genivs Illvrici: Dyzet e dy perandorë ilirë të Romës. Tiranë: Mirdita..
  • Stefanaq Pollo – Arben Puto: The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. 1981. ISBN 071000365X
  • Šašel Kos, Marjeta (2002). "Pyrrhus and Illyrian Kingdom(s?)". Greek Influence Along the East Adriatic Coast. Knjiga Mediterana (në anglisht). 26: 101–119. ISBN 9531631549.
  • Tajar Zavalani: History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies. 2015. Albanian Studies, ISBN 9781507595671
  1. ^ Studies concerning Epirus and Macedonia before Alexander by Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond, page 105.
  2. ^ The emergence of state identities in Italy in the first millennium BC, pg.51
  3. ^ Épire, Illyrie, Macédoine: mélanges offerts au professeur Pierre Cabanes by Danièle Berranger, Pierre Cabanes,Danièle Berranger-Auserve, page 145
  4. ^ Šašel Kos 2002
  5. ^ Plutarch, Pyrrhus 9.
  6. ^ Tertuliani, A Treatise On the Soul, chap. XLVI.
  7. ^ Tit Livij, xxxi. 28.
  8. ^ D. Dzino, Illyricum in Roman Politics 229 BC - AD 68 (Cambridge 2010), pp. 149–153.
  9. ^ Plutarch's Lives, Volume 2 (of 4)‎ by Plutarch, edited by George Long, Aubrey Stewart, 2007, p.120, "Having thus escaped from their pursuers they proceeded to Glaukias, the king of the Illyrians...gave Pyrrhus in charge of his wife."
  10. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 124"...offered asylum to the infant Pyrrhus after the expulsion of his father ...wife Beroea, who was herself a Molossian princess..."
  11. ^ N. Ceka (2014) Ilirët deri te shqiptarët. Migjeni, fq. 103
  12. ^ Greenwalt, William S. (2011). "Macedonia, Illyria and Epirus". përmbledhur nga Roisman, Joseph; Worthington, Ian (red.). A Companion to Ancient Macedonia (në anglisht). John Wiley & Sons. fq. 296–305. ISBN 978-1-4443-5163-7.
  13. ^ Arrian, Anabasis Alexandri, i. 5; Photius, Bibliotheca, cod. 92; Athenaeus, Deipnosophistae, xiii. 5; Diodorus Siculus, Bibliotheca, xix. 52; Polyaenus, Stratagemata, viii. 60; Aelian, Varia Historia, xiii. 36
  14. ^ Pulleyn, William (1840). The Etymological Compendium: Or, Portfolio of Origins and Inventions (në anglisht). W. Tegg.
  15. ^ Kenney, R. A. (2014-11-14). Metzner Theory of Urine Formation (në anglisht). Springer. ISBN 9789401752466.
  16. ^ https://www.johnsanidopoulos.com/2015/01/saint-danax-reader.html
  17. ^ Nominis : Saint Danacte
  18. ^ Livy 41.11
  19. ^ Histories.org[lidhje e vdekur]
  20. ^ Ancestry.com
  21. ^ Polyaenus (1994). Stratagems of War: Books I-V (në anglisht). Ares. fq. 315.
  22. ^ Strabo (1892). The Geography of Strabo: Volume I (në anglisht). H.G. Bohn. fq. 485.
  23. ^ Encyclopaedia Londinensis: or, Universal dictionary of arts ..., Volume 14 By John Wilkes (of Milland House, Sussex.)
  24. ^ Jaupaj 2019
  25. ^ Cabanes 2002
  26. ^ Šašel Kos 2002
  27. ^ Cabanes 2002
  28. ^ Šašel Kos 2002
  29. ^ Croatia: Aspects of Art, Architecture and Cultural Heritage (në anglisht). 2009-11-24. ISBN 9780711229211.[lidhje e vdekur]
  30. ^ Wilkes 1995, page 120
  31. ^ Titus Livius (literally translated by Cyrus Edmonds) (1850). "The History Of Rome, Book XXXI, par. 28".
  32. ^ Croke, Brian (2001). Count Marcellinus and his chronicle (në anglisht). Oxford University Press. fq. 101. ISBN 978-0-19-815001-5. Marrë më 9 nëntor 2010.
  33. ^ a b The Illyrians by J. J. Wilkes, 1992, ISBN 0-631-19807-5, p. 129, "No Illyrian production of coins is known before King Monunius struck his coins at Dyrrhachium (see figure 11), followed by Mytilus around ten years later..."
  34. ^ Polybius 23.10
  35. ^ Pausanias (10.10.6.)
  36. ^ The Illyrians by John Wilkes p. 121
  37. ^ Dzino 2010
  38. ^ Épire, Illyrie, Macédoine: mélanges offerts au professeur Pierre Cabanes By Danièle Berranger, Pierre Cabanes, Danièle Berranger-Auserve
  39. ^ a b Howe, Müller & Stoneman 2017, p. 98
  40. ^ Sir William Smith (1850). Dictionary of Greek and Roman biography and mythology (në anglisht). C.C. Little and J. Brown. fq. 475–.
  41. ^ https://gw.geneanet.org/foullon?lang=en&n=de+bysance&oc=0&p=pompeius+of+dyrrhachium
  42. ^ https://www.myheritage.com/names/anastasia_constantina
  43. ^ Épire, Illyrie, Macédoine: mélanges offerts au professeur Pierre Cabanes by Danièle Berranger, Pierre Cabanes, Danièle Berranger-Auserve, page 137
  44. ^ Rome and the Mediterranean: Books XXXI-XLV of the History of Rome from its Foundation, ISBN 0-14-044318-5, 1976, page 560, "This inspired such panic in the town that Gentius at once sent to the praetor two spokesmen, Teuticus and Bellus, leading men of that nation, to beg a truce so that the king might take council about the ..."
  45. ^ Before the State: Systemic Political Change in the West from the Greeks to the French Revolution Before the State: Systemic Political Change in the West from the Greeks to the French Revolution by Andreas Osiander, 2008, ISBN 0-19-829451-4, page 259, "... a Latin adjectival suffix like -icus. This yields the word teuticus, which around the turn of the millennium is indeed attested ..."
  46. ^ (eng.) Apijan od Aleksandrije, Rimska povijest, Knjiga X: Ilirski ratovi, 1. st.
  47. ^ a b Lenski, Noel Emmanuel (2002). Failure of empire: Valens and the Roman state in the fourth century A.D. (në anglisht). University of California Press. fq. 88. ISBN 978-0-520-23332-4. Marrë më 10 janar 2021.
  48. ^ Bond, Sarah; Darley, Rebecca (2018), Nicholson, Oliver (red.), "Valens", The Oxford Dictionary of Late Antiquity (në anglisht), Oxford University Press, doi:10.1093/acref/9780198662778.001.0001, ISBN 978-0-19-866277-8, marrë më 10 janar 2021
  49. ^ Aleksandar Stipčević: Iliri: povijest, život, kultura, p. 49.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]