Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

de

Nga Wiktionary

DE bised.

I. pj. Përdoret zakonisht pas foljeve në mënyrën urdhërore ose pas disa ndajfoljeve për të shprehur nxitje, padurim, kënaqësi etj.; pra. Eja de! Shko de! Fol de! Prit de! Kape de! Mjaft de! Kështu de! Ashtu de! He de! Ku de? Mirë de. Lëre de! Pusho de!


II. pasth.

1. Përdoret për të nxitur kalin, pelën, kaun etj. që të ecë. De, kuqo, de! De, kazil, de!

2. Përdoret e përsëritur për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie, të një hidhërimi etj. De, more, de! De, more hall, de!

  • Hajde de thjeshtligj. gjene mirë, s'është keq; ku e gjen të jetë kështu!