Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Skip to main content

Ermal Baze

This paper investigates the development of the main crafts meeting the social needs for food and clothing in the agrarian economy of Shkodra on the eve of the final Ottoman takeover in 1467. It focuces on two archival documents to analyze... more
This paper investigates the development of the main crafts meeting the social needs for food and clothing in the agrarian economy of Shkodra on the eve of the final Ottoman takeover in 1467. It focuces on two archival documents to analyze the development of crafts in the city: the Statutes of Shkodra and the Registry of Cadastre and Concessions for the district of Shkodra (1416-1417). These sources demonstrate the municipal administration of the city and summarize the normative acts of regulating crafts organization and functioning of daily life, relations between citizens, the population and the ruling class, and between the city and its surroundings. So, they provide considerable information and a framework of crafts by presenting the conditions and obligations that artisans should fulfill in their activity and the guarantee and legal protection offered by the municipalities. Thus, this paper tries to contextualize the forms of production and the means of occupation in the fifteen...
Monografia me titull, “Jeta Agrare në Komunën e Shkodrës gjatë shek. XIV – fillim i shek. XV: një vështrim socio – ekonomik” e pedagogut Ermal Baze është botuar në 23 dhjetor 2021 nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i... more
Monografia me titull, “Jeta Agrare në Komunën e Shkodrës gjatë shek. XIV – fillim i shek. XV: një vështrim socio – ekonomik” e pedagogut Ermal Baze është botuar në 23 dhjetor 2021 nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Historisë. Recensuesit shkencorë të kësaj monografie janë: medievistja veneciane, Prof. Lucia Nadin dhe studiuesi i gjeografisë rurale, Prof. dr. Sabri Laçi. Kjo monografi është një studim i thelluar në vazhdën e kërkimeve shkencore plotësuese të monografisë pararendëse me titull, “Një Qytet me Statute: Shkodra në gjysmën e parë të shekullit XIV”, botuar në muajin shkurt të vitit 2013.  Ky studim ndërdisiplinor i kushtohet jetës agrare në komunën e Shkodrës gjatë shek. XIV - fillim i shek. XV, në fokusin e raporteve të ngushta dhe marrëdhënieve të ndërsjella sociale dhe ekonomike midis qytetit dhe periferisë rurale të tij, bazuar kryesisht në burimet e rëndësishme dokumentare të Mesjetës së vonë, si “Statutet e Shkodrës” dhe  “Regjistri i Kadastrës dhe i Koncesioneve për rrethin e Shkodrës 1416 - 1417”, si dhe në një sërë dokumentesh të tjera mesjetare të kohës. Krahas burimeve dokumentare të kohës, monografia është bazuar edhe në studimet e autorëve të huaj (M. Šufflay, K. Jireček, G. Ostrogorskiy, G. Valentini, L. Nadin, O. J. Schmitt,) dhe shqiptarë (A. Buda, I. Zamputi, K. Luka, K. Biçoku, K. Bozhori, L. Malltezi, P. Xhufi, S. Shkurti, P. Huta etj.).
Punimi përmban një analizë historike të imët e tërësore, me të dhëna konkrete e të dokumentuara, të panoramës social-agrare të komunës së Shkodrës, një nga më të mëdhatë e më të rëndësishmet në aspektin hapësinor, e cila në fillim të shekujve XIV-XV, njihej brenda dhe jashtë Arbërisë si komunë qytetare me kufij e juridiksion relativisht të qartë, ku përfshiheshin fshatrat përreth (të Mbishkodrës dhe Nënshkodrës), duke formuar një unitet të brendshëm social-ekonomik e territorial. Procesi i zhvillimit të qytetit mesjetar, si qendër e aktiviteteve tregtare dhe zejtare, mund të kuptohet në mënyrë të qartë, falë raportit të ndërsjellë me ekonominë agrare dhe nën shtytjen e nevojave të juridiksionit rural.