Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Anastasi I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paraja

Anastasi i Parë (lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Konstatinopojë) ka qenë perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë Monofisite sollën në Konstatinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) (të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës së Trakisë Vitalian-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e perandorisë.[1]

Perandori Anastasi I (latinisht: Flavius Anastasius) ka lindur në qytetin e Durrësit rreth vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë perandor bizantin prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë.[2] Ishte biri i një fisniku durrsak, të quajtur Pompeu. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e cila i përkiste besimit fetar arian.[3] Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy sy të ndryshëm»).[3] Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme në oborrin bizantin, mes të cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e këtij të fundit, perandoresha Ariadna e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit.[3] Gjatë mbretërimit nuk e harroi qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.[4] Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. Gjatë sundimit të tij nisi lufta bizantino-sasanide e cila do të vijonte edhe përgjatë gjithë kohês së sundimit të dinastisë pasardhëse justiniane.[5] Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I.[5]

  • Arce, Ignacio; Feissel, Denis (2014). The Edict of Emperor Anastasius I (491–518 AD): An Interim Report. Amman: DAAD. OCLC 889751713. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Brown, Peter (1989). The World of Late Antiquity: AD 150–750. New York and London: W.W. Norton and Co. ISBN 978-0-39395-803-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Charanis, Peter (1935). The religious policy of Anastasius I: emperor of the later Roman Empire 491–518. Madison Wis.: University of Wisconsin—Madison. OCLC 827230820. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Durant, Will (1950). The Age of Faith. The Story of Civilization. Vëll. IV. New York: Simon and Schuster. OCLC 225699907. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Greatrex, Geoffrey; Lieu, Samuel N. C. (29 qershor 2005). The Roman Eastern Frontier and the Persian Wars AD 363–628. London: Routledge. ISBN 978-0-415-14687-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hussey, J.M., red. (1985). The Cambridge Medieval History. CUP Archive. ISBN 978-0-521-04535-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Meyendorff, John (1989). Imperial unity and Christian divisions: The Church 450–680 A.D. The Church in history (në anglisht). Vëll. 2. Crestwood, NY: St. Vladimir's Seminary Press. ISBN 978-0-88-141056-3.
  • Norwich, John (1988). Byzantium: the Early Centuries. London: Penguin. ISBN 978-0-670-80251-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ostrogorsky, George (1957). History of The Byzantine State. New Brunswick: Rutgers University Press. OCLC 422217218. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Pazdernik, Charles (1999). "Anicia Juliana". përmbledhur nga G.W. Bowersock; Peter Brown; Oleg Grabar (red.). Late Antiquity: A Guide to the Postclassical World. Cambridge, MA: The Belknap Press of Harvard University Press. ISBN 978-0-67451-173-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Settipani, Christian (1989). Les ancêtres de Charlemagne (në frëngjisht).
  • Settipani, Christian (2000). Continuité gentilice et continuité sénatoriale dans les familles sénatoriales romaines à l'époque impériale (në frëngjisht).
  • Settipani, Christian (2006). Continuité des élites à Byzance durant les siècles obscurs. Les princes caucasiens et l'Empire du VIe au IXe siècle Continuité des élites à Byzance durant les siècles obscurs (në frëngjisht).
  • Zacharias of Mytilene, Syriac Chronicle, Book VII, Chapter VI
  1. ^ Treadgold, Warren (2001). A Concise History of Byzantium. Houndmills, Hampshire: Palgrave. fq. 57. ISBN 978-0-333-71830-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Každan A. P. The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford University Press, Oxford, 1991, pp. 86
  3. ^ a b c Každan, 1991, p. 86
  4. ^ Zavalani T. Histori e Shqipnis. Tiranë, 1998, pp. 63-64
  5. ^ a b Každan, 1991, p. 87