Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike 75930 Vlerësimi Gjinor, EAQ Njësia për Uljen e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Cover photo: World Bank photo/Yosef Hadar. Raport 75930 - KV Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Korrik 2012 Njësia për Uljen e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Përmbajtja Mirënjohje Përmbledhje Ekzekutive Hyrje Pjesa I. Çështjet gjinore në kapitalin njerëzor A. Arsimi B. Shëndetësia Pjesa II. Pabarazitë gjinore në tregun e punës A. Indikatorët kryesorë të tregut të punës B. Trendet e punësimit C. Organizimet fleksibile të punës dhe orari mesatar Pjesa III. Ndërmarrësia dhe lidershipi A. Përfshirja e grave në ndërmarrësi B. Sektori formal C. Kufizimet ndaj ndërmarrësisë D. Hyrja në pozita udhëheqëse iii v ix 1 1 6 13 13 19 22 25 25 27 29 30 Pjesa IV. Konkludime dhe ndikimet në politika 35 Referencat 41 Figurat 1 2 Përqindja e studentëve meshkuj dhe femra në Universitetin e Prishtinës, Viti akademik 2009-2010 3 Përqindja e popullatës me diplomë universiteti sipas gjinisë dhe grupmoshës, 2009 5 i ii Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike 3 Përqindjet e aktivitetit dhe punësimit sipas lokacionit, 2009 15 4 Përqindjet e punësimit dhe arritjeve arsimore % sipas gjinisë, 2009 16 5 Përqindja e papunësisë sipas grup moshës, 2009 18 6 Struktura e punësimit sipas statusit dhe gjinisë, 2009 (%) 26 Struktura e firmave sipas veprimtarisë dhe gjinisë së pronarëve, 2009 27 Përqindja e firmave që i perceptojnë rregulloret e biznesit si pengesë madhore ose shumë e rëndë ndaj aktiviteteve aktuale, 2009 29 Pjesa e grave në struktura të ndryshme të pushtetit, 2011 (%) 32 7 8 9 Tabelat 1 Pjesa e nxënësve meshkuj dhe femra në institucionet arsimore publike dhe private, 2009-2010 2 Numri i nxënësve në nivele të ndryshme të arsimit, 2009-2010 2 3 Popullsia Analfabete (%), 2010 4 4 Arritjet arsimore të burrave dhe grave, 2009 (%, mosha 15 vjeç e më shumë) 5 Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeçare që kanë përdorur metoda kontraceptive, 2009 9 2 5 6 Indikatorët e tregut të punës për popullsinë (mosha 15-64) në Kosovë dhe shtetet e përzgjedhura të rajonit, 2009 13 Indikatorët e tregut të punës, 2002-2009 (popullsia e moshës 15-64) 14 8 Indikatorët e tregut të punës sipas rajonit, 2009 15 9 Punëdhënësit kryesorë, 2009 (%) 20 10 Punësimi sipas gjinisë dhe sektorit, 2009 (%) 21 11 Punësimi sipas gjinisë dhe arsimimit, 2009 (%) 22 12 Statusi juridik i firmës sipas gjinisë së pronarit, 2009 27 7 Falënderimet Ky raport është përgatitur nga Banka Botërore nën ombrellën e punës programatike gjinore në Ballkanin Perëndimor. Ekipi është udhëhequr nga María Eugenia Dávalos dhe Sarosh Sattar (bashkë-liderë të ekipit të detyrës), me përkrahjen e Kenneth Simler (Ekonomist i lartë që udhëheq punën mbi varfërinë në Kosovë) dhe nën drejtimin e Benu Bidani (Menaxher sektori). Raporti është përgatitur nga Anna Reva me të dhëna sasiore nga Sasun Tsirunyan (konsultant). Rishikues nga ana e kolegëve ishte María Beatriz Orlando. Ekipi gjithashtu ka marrë komente të vlefshme nga Lola Ibragimova. iii iv Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Përmbledhje Ekzekutive Ky dokument jep një pamje të gjerë të pabarazive gjinore në Kosovë në arsim, shëndetësi dhe në qasje në mundësitë ekonomike. Duke e bërë këtë, ai ndërtohet mbi kornizën e raportit regjional gjinor të Bankës Botërore Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë dhe raporti i zhvillimit botëror mbi gjininë dhe zhvillimin. Diagnostika është përgatitur për të dhënë informacion për Strategjinë e Kosovës për Partneritet (VF12-VF15). Shtrirja dhe thellësia e analizës janë të kufizuara nga mungesa e të dhënave të ndara sipas gjinisë për Kosovën. Dokumenti bazohet në Anketën e buxhetit të ekonomive familjare 2010 (ABF), Anketën e fuqisë punëtore 2009 (AFP), Anketën e mjedisit të biznesit dhe performancës së ndërmarrjeve 2008-09 (AMBPN), dhe një shumëllojshmëri të burimeve dytësore. Të gjeturat kryesore të analizës mund të përmblidhen si më poshtë: Ka dallime të theksuara gjinore në arritjet në shkrim-lexim dhe nivelin arsimor në favor të meshkujve. Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e normave të shkrim-leximit që nga viti 2003, veçanërisht në mesin e të rinjve. Pjesa e popullsisë (e moshës 15 e më shumë) që nuk di të lexojë dhe të shkruajë ka rënë nga 8 për qind në vitin 2003 në 5 për qind në vitin 2010. Megjithatë, analfabetizmi është më i zakonshëm në mesin e grave të rritura, 7 për qind e të cilave janë analfabete krahasuar me 2 për qind të meshkujve të rritur. Nxënëset femra kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën fillore, dhe gratë në përgjithësi kanë kualifikim më të ulët arsimor sesa burrat: 62 për qind e grave kanë vetëm shkollën fillore të kryer (deri në nëntë vjet të shkollimit), në krahasim me 37 për qind të meshkujve dhe 6 për qind e grave kanë diplomë universitare, krahasuar me 12 përqind të meshkujve. Rezultatet shëndetësore për burrat dhe gratë në Kosovë krahasohen dobët me mesataret rajonale. Pritja e jetëgjatësisë mesatare është përmirësuar gjatë dekadës së kaluar, por mbetet më e ulët se mesa- v vi Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike tarja në Evropë dhe Azinë Qendrore (EAQ) dhe vende të tjera të Ballkanit. Në vitin 2009, jetëgjatësia në lindje ishte 68 vjeç për burrat dhe 72 vjeç për gratë në Kosovë dhe 72 dhe 79 vjet, respektivisht në EAQ. Përqindja e vdekshmërisë së nënave në Kosovë është ndër më të lartat në Evropë, dhe shumica e vdekjeve i atribuohen shkaqeve të parandalueshme. Dëshmitë nga anketa tregojnë se përdorimi i kontraceptivëve modernë është në rënie në Kosovë, ndoshta për shkak të mbështetjes së zvogëluar të donatorëve, si dhe incidenca e aborteve është e lartë (8 për qind e grave të anketuara në vitin 2009 që kanë qenë ndonjëherë shtatzënë kanë raportuar se kanë pasur një abort). Për më tepër, statistikat për shtatë vitet e fundit tregojnë se ka më shumë djem sesa vajza që lindin në Kosovë (53 për qind e lindjeve të gjalla në vitin 2010 ishin meshkuj), që është tregues i diskriminimit gjinor në lindje. Treguesit e tregut të punës në Kosovë janë në nivelin më të keq në Evropë, dhe gratë janë veçanërisht të pafavorizuara: 12 për qind e femrave në moshë pune janë të punësuara, në krahasim me 34 për qind të meshkujve në moshë pune. Normat jashtëzakonisht të ulëta të punësimit të grave mund të shpjegohen me nivelin e ulët arsimor, mungesën e institucioneve të kujdesit për fëmijët, vazhdimësinë e roleve tradicionale shoqërore, si dhe kërkesën e ulët të tregut për femra në punë. Arsimi është një përcaktues kryesor i rezultateve të tregut të punës. Meshkujt me arsim universitar kanë mbi tri herë më shumë gjasa që të hyjnë në punë sesa meshkujt që kanë përfunduar vetëm arsimin fillor (8-9 vjet të shkollimit). Premiumi i arsimit është edhe më i lartë për femrat. Femrat e diplomuara në universitet kanë mbi 28 herë më shumë gjasa të punësohen sesa femrat me arsim fillor. Pjesëmarrja e gruas në ndërmarrësi dhe pronësi zyrtare të biznesit në Kosovë është shumë e ulët sipas standardeve rajonale. Në Kosovë, gratë përfaqësojnë 9 për qind të ndërmarrësve individuale (të vetëpunësuara) dhe marrin pjesë në pronësi me vetëm 11 për qind të bizneseve formale. Për krahasim, në EAQ gratë përfaqësojnë 33 për qind të ndërmarrësve individualë dhe marrin pjesë në pronësi në 36 për qind të ndërmarrjeve. Përfshirja e grave në ndërmarrësi mund të jetë e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë pronësinë e kufizuar të aseteve (toka dhe prona janë të regjistruara shpesh në emër të bashkëshortit apo të afërmit mashkull), barrën e përgjegjësive familjare, aftësitë joadekuate, dhe mungesën e modeleve. Dëshmitë nga anketa gjithashtu tregojnë se pronarët femra të firmave kanë dukshëm më shumë gjasa se sa homologët e tyre meshkuj të konsiderojnë aspektet e caktuara të mjedisit të biznesit dhe atij rregullativ (p.sh., administrata tatimore, licencat dhe lejet e biznesit, gjykatat dhe qasjen në tokë) si pengesa për aktivitetet e firmës. Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar nëse perceptimet më negative të klimës së biznesit nga firmat në pronësi të femrave Përmbledhje Ekzekutive janë për shkak të madhësisë më të vogël dhe sektorëve në të cilat ato veprojnë ose të pengesave më të mëdha rregullative me të cilat përballen pronaret femra të bizneseve. Gratë në Kosovë rrallë kanë role udhëheqëse në institucione qeveritare ose afariste. Vetëm 4 për qind të femrave të punësuara përparojnë në pozita drejtuese. Femrat kanë më shumë gjasa për të ndërtuar karrierën e tyre dhe për të pasur role mbikëqyrëse në sektorin publik se në kompanitë private. Për shembull, 79 përqind e të gjitha mbikëqyrëseve femra punojnë në institucionet qeveritare apo kompanitë shtetërore. Anketat e ndërmarrjeve tregojnë se gratë në Kosovë përfaqësojnë vetëm 0.3 për qind të menaxherëve të lartë – përqindja më e ulët në EAQ, ku gratë përbëjnë 20 për qind të menaxherëve të lartë. Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e përfaqësimit politik të grave në dekadën e fundit. Si rezultat i kuotave legjislative, gratë tani zënë një të tretën e vendeve në Parlament. Për më tepër, një femër u zgjodh Presidente në vitin 2011. Megjithatë gratë udhëheqin vetëm dy prej gjashtëmbëdhjetë komisioneve parlamentare, ka vetëm një ministre femër, dhe asnjë grua nuk është zgjedhur ndonjëherë kryetar komune. Trajtimi i pabarazive gjinore në Kosovë do të kërkojë veprime në disa fronte, duke përfshirë rritjen e arsimimit dhe të aftësive, përmirësimin e rezultateve shëndetësore, krijimin e më shumë vendeve të punës, forcimin e shërbimeve të punësimit, si dhe heqjen e barrierave që pengojnë pjesëmarrjen e grave në ndërmarrësi dhe hyrjen në pozita udhëheqëse. Rritja e përqindjes së regjistrimit në shkollë, përmirësimi i relevancës dhe cilësisë së arsimit, dhe zhvillimi i mundësive të arsimit si shans i dytë për të rriturit, studimet e të cilëve u ndërprenë nga lufta do të përmirësojë rezultatet e punësimit për burrat si edhe gratë. Do të jetë gjithashtu e rëndësishme të kuptohen më mirë dhe të trajtohen kufizimet specifike ndaj arsimimit të femrave. Masat e mundshme mund të përfshijnë zvogëlimin e distancës nga shkollat, rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me përfitimet e arsimimit të femrave, dhe dhënien e transfereve të kushtëzuara në para për vajzat nga familjet e varfëra. Intervenimet në shëndetësi duhet të përqendrohen në uljen e vdekshmërisë së nënave dhe trajtimin e problemit të diskriminimit gjinor në lindje. Krijimi i më shumë vendeve të punës (përmes përmirësimit të regjimit rregullativ, tërheqjes së investimeve të huaja, si dhe përmirësimit të mundësive për të marrë kredi) do të kenë rëndësi kritike për rritjen e kërkesës për punë dhe përmirësimin e rezultateve të punësimit për burrat si edhe gratë. Përveç kësaj, një numër i masave duhet të futen për të trajtuar pengesat specifike ndaj punësimit të femrave. Iniciativat e tilla përfshijnë krijimin e institucioneve për kujdes ndaj fëmijëve, nisjen e programeve aktive të tregut të punës që i synojnë femrat, si dhe zbatimin e Ligjit të ri të punës, që mundëson punësim me orar vii viii Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike të shkurtuar, pushim të paguar të lehonisë, pushim mjekësor, dhe pushim vjetor. Sigurimi i të drejtave të pronës për femrat, krijimi i programeve të ndërtimit të aftësive, dhe përmirësimi i mundësive për të marrë kredi do të përmirësojnë shanset e grave për të filluar një biznes, ndërsa duke treguar historitë e grave të suksesshme në media mund të luftohet ndikimi i stereotipeve dhe të ofrohet shembull pozitiv për udhëheqëset potenciale femra. Hyrje Në shkurt të vitit 2012, Kosova festoi përvjetorin e saj të katërt të pavarësisë. Pavarësisht rritjes stabile ekonomike që nga fundi i konfliktit, vendi përballet me një numër sfidash socio-ekonomike të përbashkëta me ambientet tjera të brishta: infrastruktura e pazhvilluar, cilësia e dobët e shërbimeve publike, investimet private të ulëta, dhe varfëria e përhapur. Me një BPV për kokë banori prej 1850 €, Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë (Banka Botërore 2010). Në vitin 2009, 35 për qind e popullsisë jetonin nën kufirin e varfërisë (vlerësuar si 1.55€/ditë për ekuivalentin e të rriturve). Kosova gjithashtu ka rezultatet më të këqija të tregut të punës në Evropë, me më pak se një e katërtën e popullsisë së rritur të punësuar. Sfidat e rindërtimit dhe zhvillimit të pasluftës ndikuan ndryshe në burrat në krahasim me gratë. Ky dokument është përgatitur kryesisht si një kontribut kyç për Strategjinë e Kosovës për partneritet (VF12-VF15) dhe synon të ofrojë një pasqyrë të pabarazive gjinore në tri fusha kryesore: kapitali njerëzor, tregu i punës, dhe ndërmarrësia. Duke bërë kështu, ai ndërtohet mbi kornizën e Bankës Botërore për raportin regjional gjinor Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë (Banka Botërore 2011) dhe Raporti i zhvillimit botëror për gjininë dhe zhvillimin (Banka Botërore 2011). Dokumenti plotësohet me një punim që analizon dallimet në përvojat e tregut të punës të segmentit më të ri të fuqisë punëtore. 1 Mungesa e të dhënave statistikore në Kosovë, dhe veçanërisht të të dhënave të ndara sipas gjinisë, kufizon thellësinë dhe shtrirjen e kësaj diagnostike gjinore. Për më tepër, shumë prej treguesve socio-ekonomikë të vendit nuk janë të mbuluar nga bazat ndërkombëtare të të dhënave (p.sh., indikatorët zhvillimorë botërorë të Bankës Botërore, baza e të dhënave Transmonee e UNICEF-it, Eurostat), që e bën të vështirë që Kosova të krahasohet me vendet e krahasueshme. Grumbullimi i të dhënave shtesë do të jetë vendimtar për një studim më të hollësishëm gjinor. 1. Pastore, Francesco; Sarosh Sattar, dhe Erwin R. Tiongson (2012) “Dallimet gjinore në pagë dhe ofertën në fuqinë punëtore në karrierën e hershme: Dëshmitë nga anketa e tranzicionit nga shkolla në punë në Kosovë.” ix x Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Diagnostika aktuale mbështetet kryesisht në Anketën e buxhetit të ekonomive familjare 2010 (ABF), Anketën e fuqisë punëtore 2009 (AFP), Anketën e mjedisit të biznesit dhe performancës së ndërmarrjeve 200809 (AMBPN), dhe një shumëllojshmëri të burimeve dytësore, të cilat ofrojnë një tablo të gjerë të çështjeve kyçe gjinore në Kosovë. Rezultatet e analizës tregojnë se ekzistojnë pabarazi të mëdha gjinore në kapitalin njerëzor dhe qasjen në mundësitë ekonomike. Të gjeturat kryesore mund të përmblidhen si më poshtë: • Burrat dhe gratë në Kosovë kanë nivele të ulëta të arsimit në krahasim me burrat dhe gratë në BE. Gjysma e popullsisë së moshës 15 vjeçare e më shumë kanë deri në nëntë vjet shkollim. Niveli arsimor i grave, megjithatë, është shumë më i ulët se i meshkujve: 7 përqind të femrave të rritura dhe 2 për qind e meshkujve janë analfabetë, 62 për qind e femrave dhe 37 përqind e meshkujve kanë vetëm arsimin fillor (deri në nëntë vjet shkollim), dhe 6 përqind e femrave dhe 12 përqind e meshkujve kanë diplomë universitare. • Jetëgjatësia në Kosovë është më e ulët se mesatarja në EAQ, dhe shkalla e vdekshmërisë së nënave është ndër më të lartat në Evropë. Shumica e rasteve të vdekjes së nënave janë për shkaqe të parandalueshme. • Rezultatet e tregut të punës janë në nivelin më të keq në Evropë, dhe gratë janë veçanërisht të pafavorizuara: 12 për qind e grave janë të punësuara, në krahasim me 34 për qind të meshkujve. Normat jashtëzakonisht të ulëta të punësimit të grave janë të lidhura kryesisht me nivelin më të ulët arsimor2. Faktorë të tjerë përfshijnë qasjen e kufizuar në institucionet e kujdesit për fëmijët, vazhdimësinë e roleve tradicionale shoqërore, si dhe kërkesën së ulët të tregut për femra në fuqi punëtore. • Gratë përbëjnë më pak se 10 për qind të të gjithë ndërmarrësve dhe 0.3 për qind të pozitave të larta të menaxhmentit. Aftësitë joadekuate, pronësia e kufizuar e pronës, dhe mungesa e femrave model janë ndër faktorët që pengojnë përfshirjen e grave në ndërmarrësi. Pjesa tjetër e këtij dokumenti është e organizuar si më poshtë: pjesa 1 nxjerr në pah dallimet gjinore në kapitalin njerëzor duke u përqendruar në rezultatet në arsim dhe shëndetësi, pjesa 2 përshkruan tendencat relative të punësimit të burrave dhe grave, pjesa 3 përqendrohet në pabarazitë gjinore në ndërmarrësi dhe avancim në karrierë në biznes dhe politikë, dhe pjesa 4 jep vërejtjet përfundimtare. 2. Përkrahur me dëshmi nga Pastore, Sattar dhe Tiongson (2012). PJESA I Çështjet Gjinore në Kapitalin Njerëzor A. Arsimi Gjatë dekadës së kaluar, sistemi arsimor i Kosovës u përball me rindërtimin e pasluftës të shkollave dhe objekteve arsimore, si dhe me zhvillimin e kurrikulave dhe teksteve të reja. Mbulimi i përgjithshëm arsimor është përmirësuar, por një numër i problemeve vazhdojnë të ekzistojnë me cilësinë e arsimit, duke përfshirë klasat e tejmbushura dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar dhe materialeve arsimore. Për më tepër, pabarazitë gjinore në regjistrim në shkollë dhe nivelet e shkrim-leximit mbeten shqetësim. Ka edhe mungesë të statistikave arsimore, sepse anketat e familjeve nuk mbulojnë arsimin (me përjashtim të nivelit të shkrim-leximit). Pjesa më e madhe e informacionit në këtë pjesë, pra vjen nga burime dytësore. Fillor dhe i mesëm Shumica dërrmuese e fëmijëve të moshës së shkollës fillore janë të regjistruar në shkollë. Përqindjet e regjistrimit janë gati universale në mesin e shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve serbe të Kosovës (97.5 dhe 99 për qind respektivisht), por përqindja e regjistrimit është relativisht e ulët në mesin e pakicave etnike jo-serbe (p.sh., romë, ashkali, egjiptianë, turq, boshnjakë), me vetëm 77 për qind të fëmijëve të moshave ndërmjet 6 dhe 14 vjeçare që janë të regjistruar në shkollë.3 Femrat janë të përfaqësuara dobët në çdo nivel të arsimit, përveç universitetit (Tabela 1). Pabarazia më e madhe gjinore në regjistrim ndodh 3. UNICEF në Kosovë. http://www.unicef.org/kosovo/children_3474.html e marrë më 13 janar 2011. 1 2 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike TABELA 1 Pjesa e nxënësve meshkuj dhe femra në institucionet arsimore publike dhe private, 2009-2010 Meshkuj Femra Parafillor 52 48 Fillor dhe i mesëm i ulët 52 48 I mesëm i lartë 55 45 I mesëm i lartë special 60 40 Universitar 49 51 Burimi: ESK, 2010. Statistikat arsimore 2009-2010. në shkollat e mesme të larta speciale4 dhe nivelet e arsimit të mesëm të lartë. Me shumicën e popullsisë që jeton në zonat rurale, kjo potencialisht mund të shpjegohet me faktorë të tillë si a) kthimi i ulët i perceptuar nga arsimimi i femrave në zonat rurale, b) vështirësi ekonomike, dhe c) distanca e madhe deri në institucionet arsimore të mesme, që mund të luajë një rol të rëndësishëm në zonat rurale. TABELA 2 Numri i nxënësve në nivele të ndryshme të arsimit, 2009-2010 Meshkuj Femra Total Fillor 88,495 81,860 170,355 I mesëm i ulët 69,931 66,013 135,944 I mesëm i lartë 57,564 47,242 104,806 Burimi: ESK, 2010. Statistikat arsimore 2009-2010. Femrat kanë gjithashtu më shumë gjasa ta braktisin shkollën fillore. Në vitin akademik 2008-2009, femrat përbënin 55 për qind të rasteve të braktisjes5. Siç tregon Tabela 2, numri i nxënësve zvogëlohet në mënyrë progresive me çdo nivel të arsimit. Dyzet e dy për qind më pak femra dhe 35 përqind më pak meshkuj janë të regjistruar në nivelin e mesëm të lartë sesa në nivelin fillor. Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar arsyet pas dallimeve në mbulimin arsimor në mesin e grupeve të veçanta etnike, popullatave rurale dhe urbane, si dhe nivelit të lartë të braktisjes së shkollës nga ana e femrave. Kërkimet e tilla mund t’u ndihmojnë politikëbërësve të zhvillojnë politika të përshtatura për të trajtuar shkaqet e këtyre dallimeve. Për shembull, në qoftë se shumica e femrave që brakti4. Fillor, i mesëm i ulët, i mesëm i lartë special janë të dedikuar për fëmijë dhe të rinj me vështirësi në zhvillim. Shkollat speciale mund të jenë të pavarura ose zakonshme me drejtori të përbashkët (ESK, 2010). 5. ESK 2011 “Gratë dhe burrat”. Seksion I. Çështjet gjinore në kapitalin njerëzor FIGURA 1 Përqindja e studentëve meshkuj dhe femra në Universitetin e Prishtinës, Viti akademik 2009-2010 Burimi: ESK, 2010. Statistikat arsimore 2009-2010. sin shkollën vijnë nga familje të varfra, transferet e kushtëzuara të parave mund të ndihmojnë përmirësimin e situatës. Banka Botërore do të ndërmarrë një vlerësim të thellë të arsimit që do të mbulojë këto çështje. Arsimi universitar Ndërmjet viteve akademike 2000-01 dhe 2009-10, numri i studentëve të universitetit pothuajse është dyfishuar nga 19,060 në 37,839. Aktualisht nuk ekziston pabarazi gjinore në numrin e regjistrimeve universitare. Drejtimet më të popullarizuara janë ekonomia, juridiku, dhe arsimi, të cilat janë zgjedhur nga 43 për qind e studentëve të Universitetit të Prishtinës. 6 Ashtu si në vendet e tjera të rajonit, zgjedhja e drejtimit në Kosovë ka tendencë të dallojë sipas gjinisë (Figura 1). Studentet femra janë të tejpërfaqësuara në arsim, filologji, dhe filozofi, ndërsa të rinjtë përbëjnë mbi dy të tretat e atyre që studiojnë makineri ndërtimtari, arkitekturë, dhe inxhinieri elektrike. Meshkujt gjithashtu kanë konsiderueshëm më shumë gjasa të diplomojnë në edukatë fizike. Faktorët prapa zgjedhjes së drejtimit për meshkujt dhe femrat nuk janë hulumtuar mirë, por mund të përfshijnë perceptimet tradicionale të punëve më të përshtatshme për burrat dhe gratë, si dhe dëshirën e grave për të punuar me orar të shkurtuar ose për të hyrë në sektorin publik, ku vendet e punës janë zakonisht më të sigurta. 6. Universiteti i Prishtinës është universiteti kryesor në Kosovë. Është themeluar në vitin 1970 dhe përgatit specialistë në mbi 50 drejtime të ndryshme. Në vitet e fundit, një universitet në gjuhën serbe është themeluar në Mitrovicë dhe rreth 10 universitete private janë themeluar në Prishtinë (UNDP 2006). Megjithatë, këto institucione të arsimit të lartë përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të numrit të të regjistruarve në universitet dhe nuk ka statistika të ndara sipas gjinive për studentët e tyre. 3 4 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Aftësitë e shkrim-leximit dhe arritjes arsimore te të rriturit Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmirësimin e aftësisë së shkrim-leximit që nga viti 2003. Pjesa e personave (të moshës 15 vjeç dhe më të vjetër), të cilët nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë ka rënë nga 8 për qind në vitin 2003 në 5 për qind në vitin 20107. Analfabetizmi pothuajse është zhdukur në mesin e atyre të moshës 15-34 vjeçare, më pak se 1 për qind prej të cilëve janë tash analfabetë (Tabela 3). Megjithatë, më shumë se një e katërta e njerëzve mbi moshën 65 vjeç nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë, dhe kjo grup-moshë ka pabarazi gjinore të rëndë, ku 45 për qind të grave dhe 13 përqind të burrave nuk janë në gjendje të lexojnë dhe shkruajnë. Analfabetizmi është më i zakonshëm në zonat rurale, ku jeton shumica e popullsisë. TABELA 3 Popullsia Analfabete (%), 2010 Urbane Rurale Total Mosha Meshkuj Femra Total Meshkuj Femra Total Meshkuj Femra Total 15-24 0.8 0.3 0.6 0.5 0.6 0.5 0.6 0.5 0.5 25-34 0.2 0.4 0.3 0.6 1.1 0.9 0.5 0.9 0.7 35- 44 0.8 2.1 1.5 0.7 5.4 3.2 0.7 4.1 2.6 45 -54 0.0 3.3 1.7 1.2 4.3 2.7 0.7 3.9 2.3 55- 64 0.9 7.5 4.4 5.1 13.1 9.2 3.3 10.6 7.1 65+ 6.2 32.8 18.9 16.4 50.2 33.3 13.0 44.6 28.5 Total 1.1 4.8 3.0 2.8 8.7 5.8 2.2 7.2 4.7 Burimi: ABF 2010. Nivelet e arsimit në Kosovë janë të ulëta si për burrat ashtu edhe gratë me standardet e BE-së. Gjysma e popullsisë së moshës 15 vjeçare dhe më të vjetër ka nëntë vjet shkollim ose më pak, gjë që mund të kufizojë mundësitë e zhvillimit ekonomik. Gratë kanë arritje shumë më të ulët arsimore sesa meshkujt (Tabela 4). Më pak se 6 për qind e grave dhe 12 përqind e meshkujve të moshës 25-64 vjeçare kanë kualifikime të nivelit terciar (d.m.th., diplomë universitare ose më shumë). Për krahasim, në BE, 27 përqind e femrave dhe 25 përqind e meshkujve kanë arritur këtë nivel të arsimit.8 Figura 2 krahason arritjen nivelit arsimor terciar sipas gjinisë dhe grup-moshave, duke treguar ndryshimet në nivelet e arsimit 7. ESK. 2007.”Burrat dhe gratë në Kosovë” dhe ESK. 2010. Anketa e buxheteve të ekonomive familjare (ABF). 8. Eurostat. 2010. “Personat me arritjet arsimore terciare sipas moshës dhe gjinisë” http://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/setupModifyTableLayout.do, e marrë më 19 shkurt 2012. 5 Seksion I. Çështjet gjinore në kapitalin njerëzor me kalimin e kohës. Ajo tregon tendencat e ndryshme në arritjet universitare për burrat dhe gratë. Burrat më të moshuar kanë më shumë të ngjarë të kenë diplomë universitare, që mund të shpjegohet me pengesat në sistemin arsimor gjatë luftës dhe ndoshta një prirje më të madhe të të rinjve të arsimuar për të emigruar. Numri i grave me diploma universi- TABELA 4 Arritjet arsimore të burrave dhe grave, 2009 (%, mosha 15 vjeç e më shumë) Niveli Arsimor Meshkuj Femra Total Pa shkollë 1.4 4.9 3.2 Arsimi fillor (klasat I-IV ose I-V) 4.3 11.1 7.7 8/9-vjet shkollë (klasat V-VIII ose V-IX) 31.6 45.6 38.6 E mesme e lartë – profesionale 2-3 vjet 7.7 2.6 5.1 E mesme e lartë – profesionale 4-5 vjet 24.9 15.1 20.0 E mesme e lartë – e përgjithshme (gjimnaz) 18.3 13.7 16.0 Shkolla e lartë* 3.1 2.4 2.7 Terciare / Universitet 7.8 4.3 6.1 Postdiplomike / Master 0.8 0.2 0.5 Doktoraturë 0.2 0.1 0.1 Total 100 100 100 Shënim: *Në Kosovë, “shkolla e lartë” i referohet dy viteve të para të arsimit universitar. Burimi: AFP Kosovë 2009. FIGURA 2 Përqindja e popullatës me diplomë universiteti sipas gjinisë dhe grupmoshës, 2009 Shënim: Grafiku paraqet personat me diplomë universiteti, master dhe doktoraturë Burimi: AFP Kosovë 2009. 6 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike tare, megjithatë, nuk ka ndryshuar shumë gjatë dy dekadave të fundit. Kjo është krejt e ndryshme nga situata në vendet e BE-së, ku brezat e rinj kanë tendencë të kenë nivele më të larta të arsimit dhe vajzat e reja kanë më shumë gjasa sesa djemtë e rinj që të marrin diplomë universitare.9 B. Shëndetësia Megjithë investimet e mëdha në sistemin shëndetësor të Kosovës nga ana e qeverisë dhe komunitetit të donatorëve, një numër problemesh të rëndësishme vazhdojnë. Këto përfshijnë infrastrukturën e dobët mjekësore, mungesën e specialistëve të kualifikuar mjekësorë, pajisjet dhe furnizimet mjekësore joadekuate, mungesa e mjekëve në punë, dhe korrupsioni dhe praktikat joetike të personelit mjekësor (p.sh., mjekët që punojnë edhe në institucione publike edhe private i drejtojnë pacientët në ordinancat private për shërbime që janë në dispozicion në klinikat e shëndetit publik).10 Ka edhe mungesë të statistikave të besueshme shëndetësore në Kosovë, dhe shumë pak tregues janë të ndarë sipas gjinisë. Të dhënat në dispozicion tregojnë për jetëgjatësinë e ulët në lindje, vdekshmëri të lartë të nënave, dhe prevalencë të ulët të përdorimit të kontracepcionit. Nëse nuk ceket ndryshe, i gjithë informacioni në pjesën e shëndetësisë është i bazuar në Anketën Demografike dhe Shëndetësore të Kosovës (ADSHK) 2009 dhe raportin e lidhur me të të Entit të Statistikave të Kosovës, “Anketa Demografike, Sociale dhe e Shëndetit Riprodhues në Kosovë.” Jetëgjatësia në lindje Jetëgjatësia është përmirësuar gjatë dekadës së fundit, por mbetet më e ulët se mesatarja në EAQ dhe vendet e tjera të Ballkanit. Në vitin 2009, jetëgjatësia në lindje në Kosovë ishte 68 vjeç për burrat dhe 72 vjeç për gratë, në krahasim me 72 vjeç dhe 79 vjeç respektivisht, në EAQ. Dallimi në jetëgjatësinë ndërmjet meshkujve dhe femrave pra është më i vogël në Kosovë sesa në EAQ. Krahasuar me vitin 2000, jetëgjatësia në Kosovë është rritur për 1.6 vjet për meshkujt dhe 1.8 vjet për gratë, që është pak më e ulët se rritja mesatare në rajon. 9. Beck-Domzalska, Marta. 2007. “Ngushtimi i dallimit arsimor ndërmjet grave dhe burrave”. Statistikat në fokus – Popullata dhe kushtet sociale 130/2007, Eurostat; dhe Eurostat. 2011. “Evropa në shifra: Vjetari i Eurostat-it 2011”, Luksemburg. 10. BIRN. 2009. “Raport për sistemin e kujdesit shëndetësor në Kosovë,” Prishtinë. Seksion I. Çështjet gjinore në kapitalin njerëzor Fertiliteti dhe shëndeti i nënave Përqindjet e vdekshmërisë së nënave dhe përqindjet e komplikimeve të shtatzënisë janë të larta në Kosovë, pavarësisht uljes së normës së lindshmërisë gjatë dekadës së kaluar. Shkalla e lindjeve ka rënë ndërmjet viteve 2002 dhe 2010 nga 18 në 15 lindje për 1000 njerëz (Statistikat jetësore për Kosovën 2010). Vlerësimet nga anketa ADSHK e vitit 2009 sugjerojnë një koeficient total të fertilitetit (KTF) prej 2 fëmijë për grua për vitin para anketës, që paraqet një rënie nga 3 e vlerësuar në anketën ADSHK të vitit 2003. Nuk ka dallime të mëdha në normat e fertilitetit ndërmjet grave rurale dhe urbane. KTF është 2.1 për gratë rurale dhe 1.9 për gratë urbane. Sistemi informativ kombëtar i shëndetit aktualisht nuk mbledh të dhëna mbi normat e vdekshmërisë së nënave apo shkaqet kryesore të vdekjeve të nënave. Është vlerësuar se në vitin 2009, rreth 43 nëna vdesin në 100,000 lindje, që përfaqëson një nga normat më të larta të vdekshmërisë së nënave në Evropë.11 Cilësia joadekuate e kujdesit para lindjes, hemorragjia, infeksionet, hipertensioni dhe abortet e pasigurta janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së nënave.12 Të ushqyerit e dobët dhe anemia janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm kontribuues. Është vlerësuar se 23 për qind e grave shtatzëna në Kosovë janë anemike.13 Shkalla e aborteve dhe vdekjes së fetusit është gjithashtu e lartë. Nga gratë në mostrën e ADSHK të cilat kanë përjetuar shtatzëninë, 20 për qind kanë raportuar se kanë pasur të paktën një abort dhe 3 përqind kanë raportuar se ka lindur fëmijën e vdekur. Përqindja e grave që kanë përjetuar këto rezultate negative rritet me rritjen e moshës. Në mesin e grave të moshës 30 vjeç ose më të vjetra, më shumë se një e pesta kanë raportuar se kanë pasur një abort. Për gratë e moshës 45-49 vjeç, kjo përqindje rritet në 24 për qind. Tre e gjysmë për qind e femrave të moshës 40-44 dhe 4.4 për qind e femrave të moshës 45-49 kanë raportuar se kanë lindur fëmijën e vdekur. Kjo mund të jetë për shkak se gratë më të moshuara në mostër kanë pasur më shumë shtatzëni dhe kështu kanë pasur gjasa më të mëdha për të përjetuar një prej këtyre komplikimeve, ose për shkak se gratë e moshuara kanë nivel më të ulët arsimor dhe për këtë arsye kanë më pak gjasa për t’u kujdesur si duhet për shëndetin e tyre. Shkalla e aborteve dhe vdekjes së fetusit është dukshëm më e ulët në 11. UNDP Kosovë. “Progresi sipas qëllimeve në Kosovë” http://www.kosovo. undp.org/?cid=2,120, e marrë më 19 shkurt 2012. 12. UNICEF, UNFPA dhe WHO. “Marrëveshja e përbashkët programore ndërmjet UNICEF-it, UNFPA dhe WHO: Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë (2007-2010),” Kosovë. 13. Federata ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Plani i rishikuar 2011 http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resourc es/69917A7A4D0D5390852577CB0067835B-Full_Report.pdf 7 8 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike mesin e grave të shkolluara, ndoshta për shkak se ato i japin rëndësi më të madhe nevojave të tyre shëndetësore dhe ka më shumë gjasa të kërkojnë kujdes para lindjes dhe të kërkojnë cilësi më të mirë të shërbimeve nga ofruesit e shërbimeve shëndetësore. Aborti duket të jetë mjaft i përhapur në Kosovë. Në mesin e grave që kanë raportuar se kanë qenë ndonjëherë shtatzënë në anketën e ADSHK të vitit 2009, 8 për qind kanë raportuar se kanë pasur të paktën një abort. Incidenca e vërtetë mund të jetë edhe më e lartë, pasi disa gra mund të zgjedhin që të mos raportojnë abortet. Numri i grave që kanë pasur abort ka tendencë të rritet me moshën dhe është më i larti në mesin e grave në grup moshën 40-44 vjeçare. Femrat me arsim të lartë të mesëm dhe arsim universitar kanë më pak gjasa që të abortojnë se sa gratë me nivel më të ulët arsimor. Aborti është më pak i përhapur në mesin e grave të zonave rurale, që mund të jetë një reflektim i ndikimit më të madh të vlerave tradicionale në zonat rurale. Gratë e pamartuara që kanë qenë shtatzëna kanë më shumë gjasa të raportojnë se kanë pasur abort sesa gratë e martuara, që mund të jetë për shkak të vështirësive financiare për ta rritur fëmijën e vetme, qëndrimeve negative të shoqërisë ndaj femrave që kanë fëmijë jashtë martese, dhe qëndrimeve negative ndaj fëmijëve nga familjet me një prind. Sipas një studimi të kryer nga UNFPA dhe Universiteti i Groningenit, gratë e martuara në Kosovë në përgjithësi e konsiderojnë abortin një opsion të pranueshëm për planifikimin familjar. Rrethanat financiare, mbetja shtatzënë shumë shpejt pas lindjes së fëmijës së mëparshëm, preferencat për djalë (përzgjedhja gjinore), dhe kompleksi i gjyshes (mbetja shtatzënë në kohën kur fëmijët më të vjetër janë gati të kenë fëmijët e tyre) ishin ndër arsyet kryesore që janë dhënë për abort. Gjinekologët pjesëmarrës në studim pohuan se edhe pse kjo praktikë nuk është e pazakontë, numri i grave që zgjedhin gjininë e fëmijës (nëpërmjet abortit të fetusit femër) është në rënie. 14 Të dhënat nga Enti Statistikor i Kosovës tregojnë se gjatë shtatë viteve të fundit, kanë lindur më shumë djem se vajza në Kosovë. Në vitin 2010, nga 33,751 lindje të gjalla, 53 për qind ishin djem dhe 47 për qind ishin vajza. 15 Nëse ky trend vazhdon, shumë burra në Kosovë do të mbeten të pamartuar për shkak të mosekuilibrit gjinor dhe për këtë arsye nuk do të mund të krijojnë familje. Ky problem kërkon hulumtime të mëtejshme, në veçanti për të përcaktuar nëse disa lloje të familjeve (p.sh., familjet e varfëra, familjet rurale) kanë më shumë gjasa për t’u angazhuar në përzgjedhjen gjinore. Të kuptuarit e rrënjës së 14. Basha, Vlora dhe Inge Hutter. 2006. “Shtatzënia dhe planifikimi familjar në Kosovë: Një studim kualitativ” UNFPA dhe Universiteti i Groningen. 15. Enti Statistikor i Kosovës. 2011. “Burrat dhe gratë në Kosovë”, Prishtinë dhe Enti Statistikor i Kosovës. 2010. “Statistikat e lindjeve në Kosovë 2010”, Prishtinë. 9 Seksion I. Çështjet gjinore në kapitalin njerëzor problemit mund t’u ndihmojë politikëbërësve për të hartuar legjislacionin efektiv për të ndaluar diskriminimin gjinor në lindje. Përdorimi i kontraceptivëve Gati të gjitha gratë në Kosovë (95 për qind e atyre të moshës 15-49 vjeçare) e di të paktën një metodë kontraceptive moderne, megjithatë, shumica e grave raportojnë se mbështeten në metodat tradicionale të planifikimit familjar. Nga të gjitha gratë e moshës 15-49 vjeçare, 42 përq- IUD Injeksion Shkumë/gel Kondom Sterilizimi femëror 1.7 0.3 0.1 0.1 0.7 0.9 0.1 0 2.8 0.8 2 19.7 7.5 1.2 0.8 0.4 0.8 5.5 0.2 0.2 18.8 3.3 15.5 25-29 44.7 18.6 5.7 3.5 1 1.8 12.1 0.7 0.1 43.2 8.6 34.6 30-34 58.9 21.6 4.9 6.5 1.2 0.9 11.2 1.5 0.1 54.7 8.8 46 35-39 64.8 27.5 5.4 8.6 1.7 1.6 15 1.5 0.1 58.6 10 48.6 40-44 68.9 26.5 5.7 11.2 1 0.6 10.8 2.2 0 64.2 10.4 53.8 45-49 64.9 29 7.3 12.4 1.8 1.5 11 3.4 0.3 58.1 11 47 Total 42.1 17.1 3.9 5.3 0.9 1.1 8.8 1.2 0.1 38.9 6.9 32.1 Urban 44 19 4.6 5.5 0.6 0.6 10.5 1.2 0.2 39.3 6.3 33 Rural 41 15.9 3.5 5.2 1.1 1.4 7.8 1.1 0.1 38.7 7.2 31.5 Martuar 69.2 27.8 6.5 8.9 1.6 1.5 14.4 1.9 0.2 64.6 11.3 53.3 Pamartuar 3.1 2 0.2 0.2 0 0.5 1.1 0.2 0 2.1 0.7 1.5 Pa arsimuar 45.5 14.8 2.9 5.3 0.5 0.5 5.7 1.9 0 41.6 5.7 35.9 Fillor 42.9 16.2 3.7 4.9 0.2 0.9 6.3 2.1 0.2 39.4 5.8 33.6 I mesëm i ulët 42.7 16.2 4 6.4 1.3 1.3 7 1.3 0.1 39.8 7.1 32.7 I mesëm i lartë 41 17.8 3.5 4.1 0.6 1 11.5 0.7 0.1 38.4 7.2 31.2 42.6 21 5.4 3.7 1 0.2 13.6 1.5 0.2 36.1 5.7 30.4 Ndërprerja Pilula 3.5 20-24 Kalendar Çfarëdo metode moderne 15-19 Karakteristikat Çfarëdo tradicionale Çfarëdo metode Sterilizimi mashkullor TABELA 5 Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeçare që kanë përdorur metoda kontraceptive, 2009 Mosha Vendbanimi Statusi Martesor Arsimimi Universitar Burimi: Përshtatur nga ESK 2009. “Anketa demografike, sociale dhe e shëndetit riprodhues në Kosovë.” 10 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike ind kanë përdorur ndonjëherë metodë të kontracepcionit, por vetëm 17 për qind kanë përdorur metodë moderne kontraceptive, dhe më e zakonshmja është përdorimi i kondomëve për meshkuj. Ekziston një korelacion pozitiv ndërmjet nivelit arsimor dhe përdorimit të metodave moderne kontraceptive (Tabela 5). Përdorimi i metodave kontraceptive moderne ka rënë gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë, që mund t’i atribuohet uljes së mbështetjes së donatorëve për shëndetin riprodhues. Në vitin 2009, vetëm 15 për qind e grave të martuara të moshës riprodhuese kanë përdorur metodë moderne të kontracepcionit, në krahasim me 23 për qind në vitin 2003. Pajisjet brenda mitrës (IUD-të) dhe kondomët për meshkuj janë metodat moderne kontraceptive më të zakonshme. Shumica e grave të martuara të moshës riprodhuese ose nuk e praktikojnë kontracepsionin (41 për qind) ose përdorin metoda tradicionale kontraceptive (44 përqind), kryesisht ndërprerjen e marrëdhënies seksuale. Shumica e përdoruesve të metodave moderne të kontrollit të lindjeve kanë mësuar rreth tyre në spital, kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë që mbështeten në IUD. Shumica e grave që praktikojnë metodat tradicionale kanë mësuar për to nga miqtë dhe të afërmit. Shumë pak të anketuara (3 përqind) kanë raportuar se janë vizituar nga profesionistët shëndetësorë apo punëtorët socialë të cilët kanë folur me to në lidhje me planifikimin familjar. Gratë fshatare ka dy herë më shumë mundësi të jenë vizituar (4 përqind) sesa gratë urbane (2 përqind), që pasqyron faktin se shumica e aktiviteteve të planifikimit familjar në terren në Kosovë janë përqendruar në zonat rurale. Njohuritë për HIV/AIDS Aktualisht, prevalenca e HIV-it është e ulët në Kosovë, me më pak se një për qind e popullsisë të infektuar. Statistikat zyrtare kanë regjistruar vetëm 74 raste të HIV/AIDS ndërmjet viteve 1986 dhe 2008, dhe shumica e të infektuarve (61 për qind) janë meshkuj.16 Ndërkohë që këto shifra të ulëta janë inkurajuese, megjithatë ka shqetësime se statistikat zyrtare e nënvlerësojnë përhapjen e problemit. Për më tepër, Kosova ka një numër faktorësh të rrezikut që mund të kontribuojnë në përhapjen e shpejtë të infeksioneve të reja, duke përfshirë një popullsi shumë të re, papunësi të lartë dhe varfëri të lartë, rritjen e përdorimit të drogës, një industri të seksit që është në rritje, lëvizshmërinë e lartë të kosovarëve në dhe nga 16. Balkan Insight. 2009. http://www.balkaninsight.com/en/article/hiv-aids-inkosovo-among-world-s-lowest e marrë më 14 dhjetor 2011. Seksion I. Çështjet gjinore në kapitalin njerëzor vendet Evropiane dhe të Ballkanit me prevalencë më të lartë të HIV-it, si dhe ndryshimet në sjelljen seksuale.17 Niveli i vetëdijesimit për HIV/AIDS është i lartë. Në mesin e atyre të moshës 15 vjeç dhe më të vjetër, 89 për qind e meshkujve dhe mbi 82 për qind e femrave kanë dëgjuar për HIV/AIDS-in. Niveli i vetëdijesimit për parandalimin e HIV/AIDS-it, megjithatë, është më pak mbresëlënës: 25 për qind e meshkujve dhe 29 për qind e femrave nuk e dinë se rreziku i infektimit me HIV zvogëlohet me mosangazhim në kontakte seksuale, dhe 19 për qind e meshkujve dhe 23 për qind e femrave nuk e dinë se kondomët zvogëlojë rrezikun e marrjes së HIV-it. Për më tepër, 60 për qind e meshkujve dhe 67 për qind e femrave pohojnë se nuk do të blinin perime të freskëta nga një person me HIV/AIDS. Vetëdijesimi për HIV/ AIDS dhe parandalimin e HIV/AIDS është më i lartë në mesin e të rinjve dhe personave të moshës së mesme se sa në mesin e popullatës më të vjetër. Ai është gjithashtu më i lartë tek meshkujt se te femrat. 17. Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. “Forcimi i luftës ndaj HIV-it në Kosovë” http://www.unkt.org/repository/docs/Strengthening_HIV_response_ in_Kosovo.pdf?phpMyAdmin=WkPxhYYrO3l4GvCxnRoloy0Xka9 11 12 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike PJESA II Pabarazitë Gjinore në Tregun e Punës A. Indikatorët kryesorë të tregut të punës Kosova ka përjetuar rritje stabile ekonomike që nga fundi i konfliktit, por ajo rritje ende nuk është përkthyer në krijimin e vendeve të punës. Kosova ka treguesit e tregut të punës më të dobët në Evropë (Tabela 6) dhe nuk ka treguar përmirësim ndërmjet viteve 2002 dhe 2009. Infrastruktura joadekuate, një sektor privat i dobët, niveli i ulët i investimeve të huaja direkte, dhe arsimi i ulët dhe aftësitë e dobëta të popullsisë janë ndër arsyet për performancën e dobët të tregut të punës. Përderisa situata e përgjithshme në tregun e punës është e vështirë, gratë duket të jenë prekur në mënyrë disproporcionale. Faktorët që kufizojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore përfshijnë mungesën e institucioneve të kujdesit për fëmijët, qasjen joadekuate në marrëveshje fleksibile të punës, dhe një pjesë disproporcionale e përgjegjësive shtëpiake. TABELA 6 Indikatorët e tregut të punës për popullsinë (mosha 15-64) në Kosovë dhe shtetet e përzgjedhura të rajonit, 2009 Rajon Përqindja e Aktivitetit Përqindja e Punësimit Përqindja e Papunësisë BE-27 71 65 9 Shqipëria 62 53 14 Kroacia 62 57 9 Maqedonia 64 43 32 Serbia 61 50 17 Kosova 42 23 45 Burimi: Për Kosovë dhe Serbi – vlerësimet e personelit të BB bazuar në AFP; për Shqipëri dhe Maqedoni – anketat e AFP bazuar në publikimet e agjencive kombëtare statistikore; për BE27 dhe Kroaci – Baza e të dhënave e AFP në Eurostat. 13 14 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Aktiviteti dhe përqindja e punësimit Ndërmjet viteve 2002 dhe 2009, përqindja e aktivitetit ka rënë (Tabela 7), sigurisht për shkak të një rritjeje në popullsinë e dekurajuar (13 për qind e meshkujve dhe 30 për qind e femrave në vitin 2009) dhe një rritjeje në përqindjen e të rinjve që vazhdojnë arsimimin.18 Përqindja e punësimit mbeti stagnuese dhe e ulët gjatë kësaj periudhe kohore, me përjashtim të viteve 2004-2006, një periudhë e rritjes së shpejtë ekonomike e nxitur nga flukset e mëdha të ndihmës ndërkombëtare dhe dërgesave nga diaspora. TABELA 7 Indikatorët e tregut të punës, 2002-2009 (popullsia e moshës 15-64) Përqindja e Aktivitetit Përqindja e Punësimit Përqindja e Papunësisë Viti Burra Gra Burra Gra Burra Gra 2002 72 35 39 9 45 74 2003 72 30 43 8 40 72 2004 68 25 46 10 31 61 2005 68 30 46 12 33 60 2006 61 31 46 12 35 62 2007 62 28 41 13 39 55 2008 63 26 38 11 43 60 2009 58 26 34 12 41 56 Burimi: Kosovë, AFP 2009 dhe ESK. 2011. “Burrat dhe gratë në Kosovë.” Në vitin 2009, punësimi në Kosovë ishte 23 për qind, shumë më i ulët se mesatarja e BE-së prej 65 për qind dhe e objektivit të Lisbonës prej 70 për qind për vendet e BE-së.19 Punësimi i ulët ka tendencë të çojë në një rritje në nivelet e varfërisë, dhe me të vërtetë në vitin 2009, 35 për qind e popullsisë në Kosovë ishte duke jetuar nën kufirin e varfërisë.20 Shumë prej të varfërve jetojnë në familje të mëdha me bashkëbanues kryesisht të papunë dhe mbijetojnë nga punimi i tokës dhe nga dërgesat nga diaspora. Perspektivat e punësimit janë veçanërisht të dobëta për gratë në Kosovë, ku vetëm 12 për qind e femrave në moshë pune janë të punësuara. Kjo normë jashtëzakonisht e ulët e punësimit mund të shpjegohet 18. Popullsia e dekurajuar janë personat që nuk janë duke punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë, por do ta pranonin punën nëse u vendoset në dispozicion. 19. Në tërë dokumentin të gjithë indikatorët e tregut të punës janë dhënë për popullsinë e moshës 15-64 vjeçare. 20. Banka Botërore dhe Enti Statistikor i Kosovës. 2011. “Varfëria e konsumit në Republikën e Kosovës në vitin 2009.” 15 Seksion II. Pabarazitë gjinore në tregun e punës me arsim të pamjaftueshëm (62 për qind e femrave kanë përfunduar nëntë ose më pak vite të shkollimit, në krahasim me 37 për qind të meshkujve), mungesë të institucioneve të kujdesit për fëmijët jashtë Prishtinës, vazhdimësinë e roleve tradicionale shoqërore, dhe kërkesën e ulët të tregut për femra në punë. Në lidhje me normat sociale, në veçanti, studimet nga vendet e tjera (p.sh., industria e veshjeve në Bangladesh, industria e luleve të prera në Ekuador) tregojnë se edhe në shoqëritë shumë tradicionale, kur shfaqen mundësitë fitimprurëse për punë, familjet ndryshojnë ndarjen e përgjegjësive familjare për të lejuar gratë të përfitojnë nga punësimi i paguar. Kjo mund të sugjerojë se rolet tradicionale sociale mund të jenë më pak pengesë për punësimin e femrave kur shfaqen mundësitë fitimprurëse ekonomike. TABELA 8 Indikatorët e tregut të punës sipas rajonit, 2009 Përqindja e Aktivitetit Përqindja e Punësimit Përqindja e Papunësisë Rajon Burra Gra Burra Gra Burra Gra Kosova 58 26 34 12 41 56 Gjakova 60 27 36 13 40 52 Gjilani 58 27 36 11 38 58 Mitrovica 56 26 35 12 38 55 Peja 59 24 34 10 43 58 Prizreni 58 26 34 10 41 60 Prishtina 56 25 31 11 44 58 Ferizaji 57 29 35 14 40 54 Burimi: AFP Kosovë, 2009. FIGURA 3 Përqindjet e aktivitetit dhe punësimit sipas lokacionit, 2009 Burimi: AFP Kosovë, 2009. 16 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Nuk janë vërejtur dallime të rëndësishme në aktivitetin dhe normat e punësimit sipas rajonit (Tabela 8) ose sipas lokacionit rural-urban (Figura 3). Kjo mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, Kosova është një vend mjaft i vogël, dhe të gjitha rajonet administrative janë në distancë vozitjeje me njëri-tjetrin. Së dyti, ka ndodhur migrim i konsiderueshëm në kryeqytetin e Prishtinës gjatë dekadës së kaluar, që megjithatë nuk ishte shoqëruar me një rritje në krijimin e vendeve të punës. Ndryshe nga vendet e tjera në EAQ, pra, kryeqyteti i Kosovës nuk mburret me mundësitë më të mira të tregut të punës në vend (të paktën jo në bazë për kokë banori). Së treti, ekzistojnë disa probleme përkufizimi me mënyrën se si AFP e Kosovës e definon shkallën e punësimit ku njerëzit që punojnë në fermat e tyre konsiderohen të punësuar vetëm nëse ata shesin disa nga prodhimet e tyre, pavarësisht nga vlera e tyre. Përjashtimi i bujqve nga kategoria e “të punësuarve” ka si rezultat një normë më të ulët zyrtare të punësimit në zonat rurale dhe pjesërisht shpjegon normën jashtëzakonisht të ulët kombëtare të punësimit. Përqindjet e aktivitetit dhe punësimit kanë tendencë të rriten me rritjen e arsimit si për burrat ashtu edhe gratë. Për shembull, përqindja e aktivitetit të grave ndryshon nga 6 për qind për të paarsimuarat deri në 90 për qind për ato me diplomë universitare. Përqindjet përkatëse për meshkuj janë 16 për qind dhe 91 për qind. Përqindjet e punësimit ndjekin një trend të ngjashëm (Figura 4). Meshkujt me diploma universitare kanë mbi tre herë më shumë gjasa që të gjejnë punë sesa ata që kanë përfunduar vetëm arsimin fillor (8-9 vjet shkollim). Premiumi i arsimit është edhe më i lartë për femrat. Femrat me diploma universitare kanë mbi 28 herë më shumë gjasa të jenë të punësuara sesa gratë me arsim fillor. Këto rezultate sugjerojnë kërkesë më të lartë për punëtorë të kualifikuar në FIGURA 4 Përqindjet e punësimit dhe arritjeve arsimore % sipas gjinisë, 2009 Burimi: AFP, 2009. Seksion II. Pabarazitë gjinore në tregun e punës tregun e punës në Kosovë se për punëtorë të pakualifikuar. Ato gjithashtu tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në perspektivën e punësimit për burrat dhe gratë me arsim fillor. Meshkujt me arsim fillor kanë gati tetë herë më shumë gjasa që të kenë punë se sa femrat me arsim fillor. Vazhdimësia e roleve tradicionale shoqërore, dhe ndoshta një ndryshim në normat e kompensimit material ndërmjet burrave dhe grave me arsim fillor, mund të shpjegojnë pjesërisht përqindjet e ulëta të punësimit të femrave me arsim fillor. Kur u pyetën për arsyet pse nuk kërkojnë punë, 48 për qind e femrave me arsim fillor dhe 29 përqind e femrave me diploma të arsimit të lartë përmendën përgjegjësitë shtëpiake. Mungesa e të dhënave për paga në AFP të Kosovës pengon analizën e dallimeve në të ardhura ndërmjet burrave dhe grave. Është mjaft e mundshme, megjithatë, se ata ndjekin modelin e shumë vendeve të tjera në rajon, ku dallimi në paga ndërmjet burrave dhe grave është më i lartë në nivelet e ulëta arsimore. Për shembull, në Serbi, pagat e femrave me arsim fillor (të përcaktuara në këtë rast, si tetë vjet shkollë ose më pak) janë 24 për qind më të ulëta se ato të meshkujve me arsim fillor, megjithatë, në nivel universitar dallimi bie në 3 për qind në favor të meshkujve. 21 Nëse dallimet në të ardhura ndërmjet burrave dhe grave janë të ngjashme në Kosovë, kjo mund të destimulojë gratë që të hyjnë në tregun e punës, veçanërisht duke pasur parasysh pagat e ulëta mesatare në vend. Përqindja e papunësisë Shkalla e papunësisë në Kosovë, 45 për qind, është deri më tash më e larta në rajon. Gratë, të rinjtë, dhe ata me nivel të ulët arsimor kanë më shumë gjasa të vuajnë nga papunësia. Shkalla e papunësisë për gratë ka rënë nga 74 për qind në vitin 2002 në 56 përqind në vitin 2009, kryesisht për shkak të një uljeje në normat e aktivitetit më shumë sesa rritje të mundësive të punësimit, por ka mbetur pak a shumë e njëjtë për burrat. Shumica dërrmuese e të papunëve (78 për qind e burrave dhe 87 përqind të grave) nuk kanë punuar kurrë. Pesëdhjetë e katër për qind e meshkujve dhe 50 për qind e femrave në vitin 2009 kanë raportuar se kanë kaluar katër vjet ose më shumë duke kërkuar punë. Hulumtimet në dispozicion nga shtetet e tjera tregojnë për efektet negative të përjetimit të periudhave të gjata të papunësisë, duke përfshirë edhe dëshpërim dhe pakënaqësi me jetën, dhe më pak përpjekje të kërkimit për punë.22 21. Reva, Anna. 2012. “Pabarazia gjinore në tregun e punës në Serbi”, dokument punues për hulumtim të politikave 6008, Banka Botërore, Uashington DC. 22. Shih për shembull Krueger, A. dhe A. Mueller (2011) “Kërkimi i punës, mirëqenia emocionale, dhe gjetja e punës në periudhë të papunësisë masive: Dëshmitë nga të dhënat longitudinale me frekuencë të lartë”. Instituti Brookings. 17 18 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike FIGURA 5 Përqindja e papunësisë sipas grup moshës, 2009 Burimi: AFP Kosovë, 2009. Papunësia është veçanërisht e rëndë në mesin e popullatës të moshës 15-24 vjeçare (Figura 5), të cilët përbëjnë rreth 18 për qind të popullsisë së Kosovës.23 Shkalla e papunësisë në këtë grup-moshë është 69 përqind për meshkujt dhe 82 për qind për gratë. Në mesin e kësaj popullsie, 41 për qind kanë raportuar se janë të papunë, ndërsa as nuk janë në kërkim të punësimit, as të regjistruar në shkollë. Papunësia mes të rinjve dhe mungesa e mundësive për arsim të përballueshëm dhe për aktivitete të lira mund të rrisë abuzimin e alkoolit dhe drogës, si dhe krimin në mesin e rinisë. Gati 80 për qind e punëkërkuesve nuk regjistrohen në zyrën e punësimit publik, kryesisht për shkak se shanset për të gjetur punë nëpërmjet agjencive qeveritare janë të ulëta. Në të vërtetë, vetëm 11 për qind e të punësuarve kanë raportuar se kanë gjetur punë përmes qeverisë. Për më tepër, për shkak të programeve të mbrojtjes sociale që kanë fonde të pamjaftueshme dhe kritereve të ngurta për përzgjedhjen e përfituesve, vetëm 1.6 për qind e meshkujve dhe 1.1 për qind e grave marrin përfitime papunësie (AFP, 2009). Këto rezultate tregojnë për nevojën për të përmirësuar projektimin, zbatimin, dhe financimin e politikave të tregut të punës. Shërbimi Publik i Punësimit (SHPP) aktualisht nuk ka rol të përcaktuar mirë dhe punon me një buxhet të vogël. Mbulimi i programeve të drejtuara nga SHPP është shumë i ulët, dhe ngarkesa e personelit të SHPP — numri i klientëve në raport me numrin e punëtorëve të këshillimit për punësim — është më i larti në rajon (1:3,200). Programet aktive të tregut të punës janë kryesisht të financuara nga donatorët dhe nuk 23. Enti Statistikor i Kosovës. 2010. “Rezultatet e anketës së tregut të punës 2009”, Prishtinë. Seksion II. Pabarazitë gjinore në tregun e punës janë të koordinuara mirë. Përmirësimi i shërbimeve të punësimit do të kërkojë ngritjen e një kornize të qartë ligjore dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve publike për të planifikuar dhe zbatuar programe të tregut të punës.24 B. Trendet e punësimit Shumica e të punësuarve në Kosovë kanë punë të pasigurta me kontrata me kohëzgjatje të kufizuar dhe pa përfitime të sigurimeve shoqërore. Vetëm 30 për qind e grave dhe 37 përqind e burrave kanë kontrata të pakufizuara në kohë. Shumica e grave dhe burrave me punë të përkohshme kanë kontrata për një vit ose më pak (62 për qind dhe 68 për qind, respektivisht), dhe disa punojnë fare pa kontrata (8 përqind e femrave dhe 16 përqind e meshkujve). Vetëm një pjesë e vogël e atyre të punësuarve kanë të drejtë të përfitimeve të sigurimeve shoqërore (15 përqind e femrave dhe 12 përqind e meshkujve). Përqindja më e lartë e femrave në mesin e atyre me të drejtën e sigurimeve shoqërore mund të shpjegohet me një pjesë më të madhe të grave të punësuara në sektorin publik. Për shkak të cilësisë së dobët të punës mesatarisht, shumë punëtorë (21 për qind e meshkujve dhe 11 për qind e femrave) aktivisht kërkojnë mundësi të tjera për punësim, ose për shkak se ata i shohin vendet e tyre aktuale të punës si kalimtare, ose duan kushte më të mira pune. Disa studime tregojnë që një pjesë e madhe e kompanive private nuk u japin punëtorëve të tyre as beneficionet bazë si pushim të lindjes, pushim vjetor me pagesë, pushim mjekësor me pagesë, dhe pushim pa pagesë. Sipas një ankete me një mostër të rastësishme prej 150 firmave të regjistruara të kryer nga Banka Botërore në vitin 2008, 43 përqind e firmave nuk jepnin pushim vjetor me pagesë, 60 për qind nuk japin pushim të lindjes me pagesë dhe mbi 30 për qind nuk japin pushim mjekësor me pagesë.25 Praktikat e tilla dëmtojnë produktivitetin e të gjithë punëtorëve dhe dëmtojnë perspektivat e punësimit të femrave në mënyrë disproporcionale, sepse gratë kanë më shumë gjasa se burrat të shfrytëzojnë alternativat e ndryshme të pushimit për kujdes ndaj fëmijëve. Ligji i ri i punës që hyri në fuqi në vitin 2010, ka dispozita të qarta për të gjitha beneficionet themelore të përmendura më lart, por ka shqetësime për zbatimin joadekuat të tij. 24. Banka Botërore. 2010. Dokumenti i programit të shoqatës ndërkombëtare zhvillimore për një kredi të propozuar dhe grant të financuar nga trusti për Republikën e Kosovës për një operacion të parë të zhvillimit të politikave për punësim të qëndrueshëm. 25. Banka Botërore. 2010. Kosova. “Zhbllokimi i potencialit për rritje: strategjitë, politikat, veprimet. Një memorandum ekonomik i shtetit”. Banka Botërore, Uashington DC. 19 20 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Sektori publik është një punëdhënës i madh në Kosovë. Më shumë se gjysma e popullsisë së punësuar punon në qeveri ose në ndërmarrjet shtetërore (Tabela 9). Kjo është për shkak të procesit të privatizimit të papërfunduar dhe mungesës së rritjes në sektorin e NVM-ve. Ashtu si në vendet e tjera në Evropë, gratë kanë më shumë gjasa për të punuar në qeveri, e cila mban 57 për qind të të gjitha femrave të punësuara. Punët e sektorit publik janë relativisht të sigurta dhe kanë orar standard të punës, duke u mundësuar grave të gjejnë baraspeshën e punës me përgjegjësitë familjare. Organizatat ndërkombëtare (p.sh., UNMIK, EULEX, KFOR) vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në Kosovë, duke punësuar rreth 4 për qind të burrave dhe grave. TABELA 9 Punëdhënësit kryesorë, 2009 (%) Punëdhënësi Burra Gra Qeveria, sektori publik ose ushtria 39 57 Ndërmarrje shtetërore 12 10 Kompani apo ndërmarrje private 38 23 OJQ ose organizatë humanitare 2 2 Organizatat e jashtme (p.sh agjencitë e OKB-së) 4 4 Individ privat Total 5 5 100 100 Shënim: *Përqindjet mund të mos barazohen me 100 për shkak të rrumbullakësimit. Burimi: AFP Kosovë, 2009. Shpërndarja e të punësuarve nëpër sektorë të ndryshëm të aktivitetit ekonomik pasqyron strukturën e ekonomisë në Kosovë, e cila është e dominuar nga shërbimet (Tabela 10). Pjesa e të punësuarve në bujqësi është relativisht e vogël, që është pjesërisht për shkak se AFP e Kosovës nuk ka numëruar bujqit që jetojnë nga kjo punë si të punësuar. Punësimi i femrave është më i përqendruar se sa i meshkujve, me arsim, shëndetësi, dhe të kontabilitetin tregtar që përfshijnë 58 për qind të të gjitha femrave të punësuara. Punësimi i meshkujve është i shpërndarë në mënyrë më të barabartë, me sektorët kryesorë që janë tregtia, prodhimi, arsimi dhe ndërtimtaria. Gati gjysma e të gjithë të punësuarve punojnë në organizatat që punësojnë deri në dhjetë njerëz. Femrat kanë më shumë gjasa sesa burrat të punojnë në organizatat më të mëdha, që është për shkak se një pjesë më e madhe e femrave punojnë në sektorin publik. 21 Seksion II. Pabarazitë gjinore në tregun e punës TABELA 10 Punësimi sipas gjinisë dhe sektorit, 2009 (%) Sektori Burra Gra Total Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria 7 3 6 Minierat dhe gurthyesit 1 0.6 1 Prodhimi 11 5 10 Rryma, gazi, furnizimi me ujë dhe kanalizimi 6 1 5 Ndërtimi 10 0.7 8 Tregtia me shumicë dhe pakicë 18 16 17 Transporti, magazinat dhe komunikimet 6 4 6 Hotelieria dhe restorantet 5 2 5 2 4 Ndërmjetësimi financiar Aktivitetet e pronës së patundshme 0.2 2 0.2 Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 1 2 1 Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe të përkrahjes 1 1 1 Administrata publike dhe mbrojtja 10 11 10 Arsimi 10 24 13 Puna shëndetësore dhe sociale 4 18 7 Artet, zbavitja dhe rekreacioni 1 1 1 Shërbime tjera 3 4 3 Familjet si punëdhënës 0 0.3 0.1 Organizatat dhe organet e huaja 3 4 3 100 100 100 Total Shënim: *Përqindjet mund të mos barazohen me 100 për shkak të rrumbullakësimit. Burimi: AFP Kosovë, 2009. Analiza e shpërndarjes së fuqisë punëtore sipas profesionit (Tabela 11) tregon se gratë kanë pak më shumë gjasa jenë të punësuara në poste të caktuara të kualifikuara. Mbi një e treta e grave punojnë si profesioniste, në krahasim me 15 përqind të meshkujve. Gratë gjithashtu kanë 2.5 herë më shumë gjasa sesa burrat për të punuar si teknike dhe ndihmëse të profesionistëve. Kjo është për shkak se gratë e punësuara janë mesatarisht më të arsimuara se meshkujt e punësuar: 40 për qind e grave të punësuara dhe 24 përqind e meshkujve të punësuar kanë kryer shkollë të mesme, universitet, ose studime postdiplomike. Pavarësisht se kanë nivel më të lartë të arsimimit, femrat e punësuara kanë dukshëm më pak gjasa për të punuar si ligjvënëse, zyrtarë të lartë dhe menaxherë. 22 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike TABELA 11 Punësimi sipas gjinisë dhe arsimimit, 2009 (%) Profesioni Burra Gra Total Legjislaturë, zyrtarë të lartë dhe menaxherë 10 4 8 Profesionistë 15 35 20 Teknikë dhe profesionistët përkatës 7 16 9 Zyrtarë 5 11 6 Punëtorë në shërbime dhe shitje 23 21 23 Punëtorë të kualifikuar në bujqësi dhe peshkatari 6 2 5 Punëtorët në zanate dhe tregtinë përkatëse 16 3 13 Punëtorë në fabrika dhe makinistë si dhe montues 8 0.5 6 Profesionet elementare 11 7 10 Total 100 100 100 Shënim: *Përqindjet mund të mos barazohen me 100 për shkak të rrumbullakësimit. Burimi: AFP Kosovë, 2009. C. Organizimet fleksibile të punës dhe orari mesatar Shumica (87 përqind) e të punësuarve në Kosovë punojnë me orar të plotë. Ndryshe nga burrat në vendet e tjera në EAQ, burrat në Kosovë kanë më shumë gjasa të kenë punë me orar të shkurtuar se femrat: 14 për qind e meshkujve të punësuar dhe 10 për qind e grave të punësuara punojnë me orar të shkurtuar. 26 Në shumicën e vendeve të botës, punësimi me orar të shkurtuar është më tërheqës për gratë, sepse u lejon të balancojnë punën me përgjegjësitë familjare. Në BE15, 35 për qind e femrave të punësuara punojnë me orar të shkurtuar, si dhe punësimi me orar të shkurtuar kryesisht merret vullnetarisht. 27 Situata është mjaft e ndryshme në Kosovë, ku vetëm 1 përqind e meshkujve të punësuar dhe 2.4 për qind të femrave të punësuara punojnë me orar të shkurtuar vullnetarisht. Shumica dërrmuese e të punësuarve me orar të shkurtuar punojnë me orar të shkurtuar, sepse nuk mund të gjejnë kohë me orar të plotë pune. Përafërsisht një e pesta e grave dhe 7 përqind e burrave që punojnë me orar të shkurtuar janë të detyruar të veprojnë kështu nga obligimet familjare. 26. Mesatarisht në Evropë dhe Azinë Qendrore, 12 përqind e grave të punësuara dhe 7 përqind e burrave të punësuar punojnë me orar të shkurtuar (BB. 2011“Evropa lindore dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë”). 27. Giovannola, Daniele. Nicola Massarelli. 2009. Popullata dhe kushtet sociale. Eurostat të dhënat në fokus 35/2009. Seksion II. Pabarazitë gjinore në tregun e punës Jopopullariteti relativ i punësimit me orar të shkurtuar në Kosovë mund të shpjegohet me një traditë të gjatë të punës me orar të plotë. Në fakt, punësimi me orar të shkurtuar është përcaktuar ligjërisht vetëm në vitin 2010 me miratimin e ligjit të ri të punës. Mënyra të tjera fleksibile të punës (p.sh., puna nga shtëpia apo puna me orar të parregullt në mënyrë që të balancohet puna me kujdesin për fëmijët, si shumë gra në vendet e OECD-së) janë gjithashtu të rralla në Kosovë. Përafërsisht nëntë për qind e femrave të punësuara dhe 8 për qind e meshkujve të punësuar raportojnë se punojnë nga shtëpia. Ashtu si gratë në vendet e tjera të EAQ, gratë në Kosovë shpenzojnë më pak kohë në punët e tyre sesa meshkujt. Mesatarisht, meshkujt në Kosovë punojnë 43 orë në javë në punët e tyre kryesore, dhe gratë punojnë 40. Pothuajse të gjitha të punësuarat punojnë vetëm në një punë, me vetëm 1.2 për qind të meshkujve dhe 1.4 për qind të grave që marrin pjesë në aktivitete shtesë që krijojnë të ardhura. Edhe pse nuk ka studime mbi përdorimin e kohës në Kosovë, dëshmitë kualitative sugjerojnë se ndërsa gratë shpenzojnë më pak kohë në punët e tyre sesa meshkujt, ato kanë një pjesë disproporcionale të përgjegjësive shtëpiake. 23 24 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike PJESA III Ndërmarrësia dhe Lidershipi A. Përfshirja e grave në ndërmarrësi Gati një e katërta e kosovarëve janë ndërmarrës, që është pjesërisht për shkak të mungesës së mundësive të tjera për punësim. Gratë kanë shumë më pak gjasa se burrat për të filluar një biznes dhe përbëjnë vetëm 9 për qind të ndërmarrësve të vetëpunësuar ose individualë (AFP, 2009). Kjo është shumë më e ulët se mesatarja në EAQ, ku gratë përbëjnë një në tre ndërmarrës.28 Pjesa e punëdhënësve në mesin e të punësuarve është 10 për qind në Kosovë, që është dukshëm më e lartë se mesatarja e Evropës dhe Azisë Qendrore prej 3 për qind.29 Burrat kanë rreth katër herë më shumë gjasa të jenë punëdhënës se femrat: 12 për qind e meshkujve që punojnë dhe 3 për qind e grave që punojnë punësojnë njerëz të tjerë (Figura 6). Pjesëmarrja e grave në ndërmarrësi mund të pengohet nga barra e përgjegjësive shtëpiake, mungesa e institucioneve të kujdesit për fëmijët (veçanërisht në zonat rurale), aftësitë joadekuate, dhe mungesa e pronësisë së tokës dhe pronës. Kjo e fundit është një problem i rëndësishëm në Kosovë. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka treguar se pavarësisht legjislacionit progresiv, regjistrimi i pronës dhe trashëgimisë rregullohen kryesisht nga praktikat tradicionale. Gati dyzet e dy për qind e grave të anketuara pohuan se pasuria e tyre është regjistruar në emër të bashkëshortëve të tyre, dhe 20 për qind pohojnë se është regjistruar në emrat e baballarëve të bashkëshortëve të tyre. Për më tepër, 41 për qind e grave të anketuara preten28. Banka Botërore. 2011. “Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë”, Uashington DC. 29. Burimet: për Kosovë – AFP 2009; për EAQ – Banka Botërore. 2011.”Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë.” 25 26 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike FIGURA 6 Struktura e punësimit sipas statusit dhe gjinisë, 2009 (%) Burimi: AFP Kosovë, 2009. dojnë se besojnë se pavarësisht ligjeve, trashëgimia vazhdon të rregullohet nga tradita dhe punon në favor të meshkujve. Këto praktika tradicionale kufizojnë aftësinë e grave për të marrë kredi bankare (për shkak të mungesës së kolateralit) dhe në këtë mënyrë për të filluar ose zgjeruar bizneset e tyre.30 Shumica dërrmuese e grave në Kosovë bëhen ndërmarrëse nga nevoja. Në fakt, sipas një ankete të kryer nga Shoqata afariste e grave SHE-ERA, 62 për qind e ndërmarrësve femra në Kosovë raportojnë se kanë filluar bizneset e tyre për shkak të mungesës së mundësive tjera për të krijuar të ardhura31. Situata është më e mirë në vendet e tjera të EAQ, ku, mesatarisht, të paktën gjysma e ndërmarrësve femra raportojnë se kanë filluar bizneset e tyre, sepse kanë parë një mundësi ekonomike.32 Sjellja e pronarëve në raport me rrezikun, strategjitë e rritjes së firmës, investimet në kërkim dhe zhvillim, dhe prirja për eksport janë të paracaktuara kryesisht nga motivimi i ndërmarrësit për të filluar një biznes. Në Kosovë, duke pasur parasysh që gratë angazhohen në ndërmarrësi kryesisht për të krijuar të ardhura të vogla të nevojshme për të mbuluar nevojat elementare të familjeve të tyre, bizneset e grave priren të qëndrojnë të vogla dhe lokale. Vetëm 8 për qind e ndërmarrësve femra kanë dëshirë për të zgjeruar shitjet e tyre në tregun kombëtar, dhe vetëm 4 për qind do të donte të arrijë në tregjet ndërkombëtare (SHE-ERA 2006). 30. Qendra kosovare për studime gjinore. 2011. “Të drejtat e trashëgimisë së pronës për gratë në Kosovë.” 31. Shoqata afariste e grave SHE-ERA. 2006. “Një pasqyrë e bizneseve që janë në pronësi të grave në vitin 2006” http://www.tiaw.org/media/Kosovo_Entrepreneurs.pdf 32. Banka Botërore. 2011. “Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë.” 27 Seksion III. Ndërmarrësia dhe lidershipi B. Sektori formal Analiza në këtë pjesë është e bazuar në Anketën e mjedisit të bizneseve dhe performancës së ndërmarrjeve nga BERZH-Banka Botërore (Anketa AMBPN), e cila jep informacion mbi karakteristikat e ndërmarrjeve formale në sektorin jo-bujqësor. Anketa është zhvilluar ndërmjet tetorit të vitit 2008 dhe shkurtit të vitit 2009 dhe ka mbuluar 270 firma. Kjo është një nga disa burime të të dhënave për firmat në Kosovë që mundëson analizën e karakteristikave të firmave të bazuara në gjininë e pronarit/pronarëve. Të gjeturat e AMBPN duhet të interpretohen me kujdes, megjithatë, sepse studimi përqendrohet në firmat e regjistruara që punësojnë më tepër se pesë persona, ndërsa sektori privat në Kosovë përbëhet kryesisht nga mikro-biznese. Sektori privat në Kosovë është i dominuar nga firmat që janë në pronësi ose nga një individ i vetëm (pronësi individuale) ose nga grupet e individëve të cilët shpesh janë familjarë (Tabela 12). Bizneset individuale dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, respektivisht përbëjnë 81 për qind dhe 17 për qind të të gjitha firmave të regjistruara. Pjesëmarrja e grave në pronësi të ndërmarrjeve të sektorit formal është rreth 11 për qind, që është dukshëm më e ulët se mesatarja rajonale prej 36 për qind. Shumica e pronareve femra janë pronarë të përbashkët, që do të thotë se roli i tyre në proceset e vendimeve të firmës mund të jetë i kufizuar. Megjithatë, në mesin e firmave me pronësi të femrave, pronësia individuale në Kosovë (43 përqind) është shumë më e lartë se mesatarja e Evropës dhe Azisë Qendrore (34 për qind), e cila është e mundshme se pasqyron mbizotërimin më të madh të bizneseve individuale në Kosovë sesa në vendet e tjera të rajonit. Firmat me pronësi edhe të femrave janë zakonisht më të vogla se ato në pronësi vetëm nga burrat. Numri mesatar i të punësuarve është 16 në firmat me pronësi edhe të femrave dhe 19 në firmat në pronësi vetëm nga burrat. Firmat me pronësi edhe të femrave gjithashtu kanë përqendrim TABELA 12 Statusi juridik i firmës sipas gjinisë së pronarit, 2009 Statusi Juridik i Firmës Firmat edhe me pronësi të femrave Firmat në pronësi vetëm të meshkujve Kompani publike e listuar 0.6 1.5 Kompani private, kompani me përgjegjësi të kufizuar 56.5 11.9 Pronësi individuale 42.9 85.3 Tjera 0 1.4 Total 100 100 Burimi: AMBPN, 2009. 28 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike më të madh sektorial. Përafërsisht 82 për qind e të gjitha firmave me pronësi edhe nga femrat veprojnë në vetëm tri industri, (ndërtimtari, tregti me shumicë, si dhe hoteleri dhe restorante), ndërsa firmat në pronësi nga meshkujt janë të shpërndara në mënyrë më të barabartë (Figura 7). Mbi gjysma e të gjitha firmave në pronësi edhe të femrave veprojnë në tregtinë me shumicë. Ky përqendrim i madh i firmave në pronësi edhe të femrave në sektorët me relativisht pak vlerë të shtuar, e kombinuar me madhësi mesatare më të vogël të firmave me pronësi nga femra, i shpjegojnë të ardhurat e ulëta të tyre nga shitja. FIGURA 7 Struktura e firmave sipas veprimtarisë dhe gjinisë së pronarëve, 2009 Burimi: AMBPN 2009. Pavarësisht nga madhësia e vogël dhe të ardhurat e ulëta, firmat me pronësi edhe nga femra kanë më shumë sukses sesa firmat me pronësi ekskluzivisht nga meshkujt në fusha të caktuara. Firmat me një pjesë pronësi nga femra ka më shumë gjasa se firmat ekskluzivisht në pronësi të meshkujve për të futur produkte dhe shërbime të reja (84 për qind kundrejt 57 për qind), të investojnë në kërkime dhe zhvillim (77 për qind kundrejt 21 për qind), të përmirësojnë produktet ose shërbimet ekzistuese (91 për qind kundrejt 83 për qind), dhe të komunikojnë me klientët dhe furnizuesit me e-mail (64 për qind kundrejt 52 për qind). Për më tepër, firmat me një pjesë pronësi nga femra kanë pak më shumë gjasa për të eksportuar produktet dhe shërbimet e tyre, edhe pse vlera e eksporteve është shumë më e vogël. Në vitin 2008, 15 përqind e firmave me një pjesë pronësi nga femrat dhe 13 përqind e firmave në pronësi ekskluzivisht meshkuj ishin eksportues; eksportet përbënin respektivisht 8 për qind dhe 6 për qind të shitjeve në firmat me një pjesë pronësi nga femra dhe ato ekskluzivisht në pronësi të meshkujve.33 Vlera mesatare e eksporteve34 ishte 30.000 € në firmat me një pjesë pronësi nga femra dhe 128.383 € në firmat ekskluzivisht në pronësi nga meshkujt. 33. Shifrat përfshijnë firmat me eksporte direkte dhe ato që i shesin produktet e tyre te palë të treta të cilat eksportojnë produkte. 34. Si direkte ashtu edhe indirekte. Seksion III. Ndërmarrësia dhe lidershipi C. Kufizimet ndaj ndërmarrësisë Ndërmarrësit në Kosovë përballen me një numër të pengesave në zhvillimin e biznesit për shkak të proceseve të tranzicionit që nuk kanë përfunduar, efekteve të vazhdueshme të luftës, infrastrukturës së dobët dhe barrierave tregtare. Pronarët e firmave meshkuj dhe femra kanë identifikuar një numër të pengesave të ngjashme në funksionimin e suksesshëm të bizneseve të tyre. Këto përfshijnë ndërprerjet e rrymës elektrike (konsiderohet si një pengesë e madhe ose shumë e rëndë nga mbi 80 për qind të kompanive në pronësi të meshkujve dhe femrave), jostabiliteti politik, korrupsioni, krimi dhe vjedhja. Ngjashëm me shtetet tjera pas konfliktit, Kosova vuan nga një incidencë e lartë e krimit, që duket se ndikon më shumë te bizneset me pronar femër sesa te bizneset me pronarë meshkuj: 10 për qind e firmave me pronare femra dhe 4 përqind e firmave në pronësi vetëm nga meshkujt kanë pasur humbje për shkak të vjedhjeve, vandalizmit, apo zjarrvënies në vitin 2008. Firmat me pronare femra kanë gjithashtu më shumë gjasa të raportojnë pengesa të caktuara rregullative sesa firmat në pronësi të meshkujve. Në veçanti, firmat me pronare femra kanë më shumë gjasa të konsiderojnë administratën tatimore, licencimin dhe lejet e biznesit, qasjen në tokë, dhe gjykatat si pengesë e madhe ose e rëndë për funksionimin e suksesshëm të bizneseve të tyre (Figura 8). Frekuenca e inspektimeve tatimore është jashtëzakonisht e lartë në Kosovë, dhe të gjitha firmat me pronare edhe femra dhe 95 përqind e firmave me pronar vetëm meshkuj janë inspektuar në vitin 2008. Firmat me pronare edhe femra janë inspektuar nga zyrtarët e tatimeve 10 herë gjatë vitit mesatarisht, që është dy herë më shpesh sesa firmat me pronar mashkull. Përafërsisht 44 për qind e të intervistuarve në firmat me pronare edhe femra refuzuan të përgjigjen në pyetjen se a është kërkuar ndonjë dhuratë ose pagesë joformale gjatë takimeve të tilla. Vetëm 2 për qind e të intervistuarve në firmat në pro- FIGURA 8 Përqindja e firmave që i perceptojnë rregulloret e biznesit si pengesë madhore ose shumë e rëndë ndaj aktiviteteve aktuale, 2009 Burimi: AMBPN 2009. 29 30 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike nësi vetëm nga meshkujt refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje, ndërsa pjesa e mbetur e të anketuarve deklaronin se nuk janë kërkuar pagesa. Edhe në qoftë se korrupsioni në administratën tatimore është i pazakontë, takimet e shpeshta me zyrtarët e qeverisë u marrin kohë menaxherëve nga aktivitetet tjera të rëndësishme në firmë. Firmat me pronare edhe femra kanë rreth dy herë më shumë gjasa sesa firmat me pronarë meshkuj për të identifikuar licencat dhe lejet e biznesit dhe gjykatat si pengesa kryesore për funksionimin e suksesshëm të bizneseve të tyre dhe kanë dukshëm më shumë gjasa të konsiderojnë mundësinë e shfrytëzimit të tokës si pengesë. Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar faktorët prapa dallimeve të tilla të rëndësishme në pikëpamjet lidhur me mjedisin rregullativ ndërmjet firmave me pronarë meshkuj dhe atyre me pronare femra. Intervistat e AMBPN zakonisht përfshijnë jo vetëm pronarët e bizneseve, por edhe drejtuesit e lartë, edhe pse jo domosdoshmërisht ato femra. Prandaj është e mundur që dallimet në përgjigjet e anketës nuk i atribuohen vetëm dallimeve në perceptimin e mjedisit të biznesit ndërmjet burrave dhe grave. Perceptimet më negative për klimën e biznesit janë vërejtur në mesin e firmave me pronare femra në të gjitha vendet e EAQ, që mund të tregojë se gratë përballen me pengesa më të mëdha rregullative.35 Fakti që firmat me pronare femra janë më të vogla dhe sektorët e kufizuar në të cilët ato veprojnë, gjithashtu mund të ndihmojë për të shpjeguar perceptimin e tillë. Përveç kësaj, duke pasur parasysh kulturën e qëndrueshme patriarkale të Kosovës, është e mundur që firmat me pronare femra i nënshtrohen një kontrolli më të madh nga ana e zyrtarëve publikë, sepse ato perceptohen si më pak të sigurta në negociata. D. Hyrja në pozita udhëheqëse Zhvillimi i karrierës së grave dhe burrave Gratë në Kosovë janë në pozitë disavantazhi të konsiderueshëm, kur është fjala për mundësitë e zhvillimit të karrierës. Ndërsa pabarazitë gjinore në rritjen e karrierës vërehen në të gjithë Evropën, ato janë të theksuara sidomos në Kosovë. Për shembull, gratë përbëjnë vetëm 0.3 për qind të menaxherëve të lartë në kompani private, që përfaqëson përqindjen më të ulët në EAQ, ku femrat mesatarisht përbëjnë 20 për qind të menaxherëve të kompanive.36 Përfaqësimi jashtëzakonisht i ulët 35. Banka Botërore. 2011. “Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë”, Uashington DC. 36. EBRD-WB. AMBPN 2009 dhe Banka Botërore. 2011. “Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë.” Seksion III. Ndërmarrësia dhe lidershipi i grave në pozita udhëheqëse në sektorin privat në Kosovë mund të shpjegohet nga një numër i faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe pjesën e vogël të femrave në mesin e të punësuarve, një barrë të madhe të obligimeve shtëpiake, mungesën e vlerësimit të performancës dhe mekanizmave të promovimit të personelit në sektorin privat, një paragjykim shoqëror ndaj grave në pozita të larta, praktikat ndoshta diskriminuese, dhe mungesë të femrave që shërbejnë si model. Analiza e AFP ofron njohuri shtesë për rrugët e karrierës së burrave dhe grave në Kosovë. Ajo tregon se, pavarësisht nga gjinia e pronarit të biznesit, vetëm 4.2 për qind e punëtoreve femra avansohen në pozita të larta dhe të menaxhimit. Femrat kanë më shumë gjasa për të ndërtuar karrierën e tyre në sektorin publik se në ndërmarrjet private, me 79 për qind të të gjithë mbikëqyrësve femra që punojnë në institucionet qeveritare apo kompanitë shtetërore. Gratë në politikë Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në rritjen e përfaqësimit politik të grave. Që nga viti 2002, të gjitha partitë politike në Kosovë është kërkuar të sigurojnë që gratë përbëjnë të paktën një të tretën e listave të tyre zgjedhore.37 Si rezultat, gratë përbëjnë aktualisht 33 për qind të deputetëve të parlamentit në Kosovë. Një kërkesë e ngjashme ka hyrë me sukses në zgjedhjet lokale. Në vitin 2011, Kosova zgjodhi një presidente femër, Atifete Jahjaga. Këto janë arritje shumë të rëndësishme. Megjithatë, mbetet ende shumë për t’u bërë për të rritur pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje politike. Në të vërtetë, pavarësisht nga një përfaqësim i konsiderueshëm në Parlament, vetëm dy nga 16 Komisionet Parlamentare drejtohen nga gratë (Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione).38 Gratë janë gjithashtu të papërfaqësuara sa duhet në nivelin ekzekutiv. Ka vetëm një ministre femër, Vlora Çitaku, e cila drejton Ministrinë e Integrimit Evropian në Qeverinë e re që erdhi në pushtet në vitin 2011, dhe asnjë grua nuk ka qenë asnjëherë e zgjedhur si kryetare në ndonjë nga 33 komunat e Kosovës.39 Për më tepër, numri i grave në pozita të larta (p.sh., shef i departamentit) në zyrat e qeverisë është shumë i ulët: gratë zënë vetëm 37. Vuniqi, Luljeta. 2008. “Roli i grave në Kosovën e pavarur”, Qendra për studime gjinore në Kosovë, Prishtinë. 38. Kuvendi i Republikës së Kosovës http://www.kuvendikosoves. org/?cid=2,110 , e marrë më 10 shkurt 2012. 39. Zyra e kryeministrit, Republika e Kosovës http://www.kryeministri-ks. com/?page=1,9,1829 , e marrë më 10 shkurt 2012 dhe Qosaj-Mustafa, Ariana. 2010. “Forcimi i qytetarisë së grave në kontekstin e shtetndërtimit: sektori i sigurisë dhe decentralizimi në Kosovë”, KIPRED. 31 32 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike FIGURA 9 Pjesa e grave në struktura të ndryshme të pushtetit, 2011 (%) Shënim: të dhënat për gratë në qeverisjen lokale, shënuar me * janë bazuar në Qosaj-Mustafa, 2010. Burimi: ESK. 2011. “Gratë dhe burrat.” 12 për qind të pozitave të tilla në vitin 2009, viti i fundit për të cilin janë në dispozicion të dhënat (shih Figurën 9 për më shumë informacion mbi përfaqësimin e femrave në strukturat e ndryshme të pushtetit).40 Një numër i vëzhguesve dhe aktivistëve civilë kanë shprehur shqetësime se sistemi i kuotave ende nuk ka pasur si rezultat që gratë të kenë më shumë rol në procesin e vendimmarrjes, ose në politikëbërjen për çështjet më të ndjeshme gjinore. Partitë janë të dominuara nga udhëheqësit meshkuj të cilët kanë fjalën përfundimtare për përzgjedhjen e kandidatëve, një proces që udhëhiqet shpesh nga nepotizmi më shumë sesa nga karakteristikat arsimore dhe profesionale të kandidatëve. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar heshtjen mbi barazinë gjinore dhe çështjet e grave në Kuvendin e Kosovës, sepse politikanet femra priren t’i përmbahen prioriteteve të liderëve meshkuj të partive dhe jo të formësojnë agjendat e tyre. Politikanet femra kanë raportuar se kolegët e tyre meshkuj kanë tendencë për t’i përjashtuar ato nga takimet ku merren vendime të rëndësishme politike. Vendimet e tilla janë bërë shpesh në tubime jozyrtare në kafene apo restorante vonë në mbrëmje, kur politikanet femra janë në shtëpi me familjet e tyre. Politikanët meshkuj priren të përfshijnë homologet e tyre femra në politikëbërje vetëm kur bëhet fjalë për çështje të tilla stereotipike të femrave, si shëndeti, mirëqenia sociale dhe të drejtat e njeriut (për më shumë informacion, shih QosajMustafa, Ariana 2010). 40. Enti statistikor i Kosovës. 2011. “Burrat dhe gratë në Kosovë”, Prishtinë. Seksion III. Ndërmarrësia dhe lidershipi Kur analizohet angazhimi i grave në politikë në Kosovë, duhet të mbani mend se Kosova është një shtet shumë i ri dhe se sistemi i kuotave, si dhe institucionet dhe kornizat ligjore për demokraci, janë shumë të reja. Ndikimi i tyre në politikëbërje mund të marrë kohë që të shihet. Është e rëndësishme të ndërtohet mbi arritjet e së kaluarës dhe të sigurohet që Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike zhvillojnë procedura më përfshirëse dhe sigurojnë resurse të mjaftueshme njerëzore, të tilla si stafi dhe zyrat për politikanet femra, si dhe mbështetje buxhetore për aktivitetet e organizuara nga Grupi Joformal i Grave në Kuvend.41 41. Qosaj-Mustafa, Ariana. 2010. “Forcimi i qytetarisë së grave në kontekstin e shtetndërtimit: sektori i sigurisë dhe decentralizimi në Kosovë”, KIPRED. 33 34 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike PJESA IV Konkludime dhe Ndikimet në Politika Rritja e arsimimit dhe aftësive Ngritja e standardeve të arsimit është një parakusht i rëndësishëm për rritjen e nivelit të punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Analiza e AFP tregon se burrat dhe gratë me nivel të lartë arsimor kanë më shumë shans për të gjetur punë. Për më tepër, dallimi në rezultatet e punës ndërmjet meshkujve dhe femrave zvogëlohet në mënyrë progresive me çdo nivel të arsimit. Prandaj është e një rëndësie vendimtare të rritet niveli i regjistrimit në shkollë dhe të përmirësohet cilësia dhe rëndësia e arsimit. Identifikimi i pengesave për vajzat për të vazhduar shkollën është një hap i parë për uljen e pabarazive gjinore në përfshirje në arsim. Varësisht nga natyra e problemit, masat e mundshme mund të përfshijnë përmirësimin e sigurisë në shkollë, zvogëlimin e distancës në shkolla, ngritjen e vetëdijes në lidhje me përfitimet e arsimit si për djemtë ashtu edhe për vajzat, dhe futjen e transfereve të kushtëzuara të parave për studentët nga familjet e varfra. Për t’u ofruar të rinjve përvojë pune dhe për të lehtësuar tranzicionin nga shkolla në punë, mësimi dhe praktika duhet të përfshihen në programet e institucioneve profesionale dhe universitete. Zhvillimi i mundësive të dyta për arsimim është një tjetër përparësi për veprim politik. Vitet e shtypjes dhe dhunës gjatë konfliktit të armatosur dhe cilësia e dobët e arsimit në kuadër të sistemit paralel kanë pasur si rezultat një numër të madh të nxënësve që e kanë braktisur shkollën, veçanërisht vajzat, si dhe aftësi të nivelit të ulët te të diplomuarit e sistemit të vjetër. Prandaj është e nevojshme për të krijuar programe mësimore për njerëzit që janë jashtë shkollës, por që nuk kanë aftësitë themelore për t’u punësuar. Programet e tilla duhet të jenë të lidhura me sistemin formal të arsimit dhe të infor35 36 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike muara nga kërkesat e tregut të punës.42 Banka Botërore do të ndërmarrë një vlerësim të thellë arsimor në periudhën 2012-13 për të identifikuar kufizimet e mëdha në sektorin e arsimit dhe për të ofruar rekomandime të hollësishme për politika. Përmirësimi i rezultateve të shëndetit dhe trajtimi i diskriminimit gjinor në lindje Shëndeti i mirë është kritik për mirëqenien dhe produktivitetin e njeriut. Ka mungesë të statistikave shëndetësore të besueshme në Kosovë, që e bën të vështirë të krahasohen normat e vdekshmërisë me ato të vendeve të tjera në rajon dhe të informohet politikë-bërja. Të dhënat në dispozicion tregojnë për vdekshmërinë e lartë të nënave, prevalencë të ulët të përdorimit të kontracepsionit modern, dhe jetëgjatësi të ulët në lindje. Ka edhe pakënaqësi të përhapur me cilësinë e shërbimeve shëndetësore, me më pak se 30 për qind të popullatës që raportojnë se janë të kënaqur me këtë fushë. Politikëbërësit duhet të përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, në veçanti në zonat rurale, rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimit profesional të mjekëve dhe infermierëve, dhe krijimin e një sistemi efikas të monitorimit për të trajtuar mungesën e mjekut në vend pune dhe korrupsionin. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet trajnimit të gjinekologëve dhe mamive për të ulur vdekshmërinë e lartë të nënave dhe normat e abortit. Do të jetë e rëndësishme gjithashtu që të kryhen kërkime të mëtejshme mbi arsyet prapa normave të ulëta të përdorimit të kontraceptivëve modernë përkundër vetëdijes së lartë për to. Është e nevojshme të kuptohen më mirë faktorët që i çojnë familjet të zgjedhin gjininë e fëmijës së tyre (në favor të djemve) dhe llojin e familjeve që tentojnë ta bëjnë këtë (p.sh., të varfrit, zonat rurale) për të zhvilluar një pako të intervenimeve për ta luftuar këtë praktikë. Organizimi i diskutimeve publike dhe përfshirja e mediave në fushatë për të ndaluar diskriminimin gjinor në lindje duhet të jenë ndër hapat e parë për ta trajtuar problemin. 42. Banka Botërore.2010. “Kosova. Zhbllokimi i potencialit për rritje: Strategjitë, Politikat, Veprimet” Memorandum ekonomik i shtetit, Uashington DC. Seksion IV. Konkludime dhe ndikimet në politika Krijimi i më shumë vendeve të punës dhe përmirësimi i shërbimeve të punësimit43 Duke pasur parasysh shkallën e tanishme të ulët të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, do të jetë e rëndësishme të krijohen më shumë vende pune për burrat dhe gratë. Tërheqja e IHD-ve, përmirësimi i klimës rregullative, investimi në infrastrukturë (në veçanti, të siguruarit e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike), dhe forcimi i mundësisë për të marrë kredi duhet të jenë në mesin e masave kryesore për të mbështetur rritjen e sektorit privat dhe rritjen e kërkesës për punëtorë. Do të jetë vendimtare në këtë proces që të trajtohen kufizimet specifike me të cilat përballen gratë. Përveç trajtimit të çështjes kritike të arritjeve më të ulëta arsimore të femrave, masa të tjera të politikave duhet të përfshijnë krijimin e institucioneve të kujdesit për fëmijët për të ulur barrën e obligimeve familjare dhe përmirësimi i kapaciteteve të Inspektoratit të Punës për të zbatuar pjesë të ligjit të ri të punës që mundëson punën me orar të shkurtuar, pushimin e lindjes me pagesë, pushimin mjekësor, dhe pushimin vjetor. Zbatimi i këtyre dispozitave do të jetë veçanërisht me dobi për gratë. Do të jetë gjithashtu e rëndësishme të përmirësohet cilësia, efikasiteti, dhe shtrirja e ndihmës së dhënë nga ana e Shërbimit Publik të Punësimit. Në veçanti, është e nevojshme që të vazhdojnë përpjekjet aktuale që synojnë forcimin e sistemit të mbajtjes së regjistrave të të papunëve, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të punëtorëve në SHPP. Në nëntor të vitit 2011, ka pasur rreth 336,000 regjistra në letër për individët e regjistruar si të papunë, që përfshinte edhe ata individë që në mënyrë aktive kërkojnë punë, si dhe ata të cilët kishin gjetur tashmë punë, kishin emigruar, kishin ndërprerë kërkimin e punës, apo madje kishin vdekur. Digjitalizimi i sistemit të regjistrit do të rrisë efikasitetin e shërbimeve të punësimit 43. Banka botërore aktualisht është duke punuar me Qeverinë e Kosovës për Operacionin e dytë të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm, që do të ndihmojë një numër të reformave politike për të promovuar punësimin e qëndrueshëm me fokus në 1) stabilitetin makroekonomik dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike; 2) përmirësimin e klimës së investimeve; 3) politikat, institucionet dhe rregulloret e tregut të punës; 4) arsimi, aftësitë dhe trajnimi dhe 5) politikat e mbrojtjes sociale. Qeveria tashmë është duke marrë hapa aktive për të përmirësuar situatën në disa nga këto fusha. 37 38 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike publik. 44 Për më tepër, do të jetë e nevojshme të përmirësohet qasja dhe cilësia e shërbimeve të ofruara nga SHPP dhe të sigurohet që, pavarësisht nga programet e përgjithshme, të ofrohen trajnime të fokusuara dhe iniciativa për gjetje të punës për grupe të caktuara të popullsisë, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë. Duke pasur parasysh se aq pak femra marrin pjesë në fuqinë punëtore, punëdhënësit potencialë mund të ketë njohuri të kufizuara mbi punën dhe aftësitë e grave. Për më tepër, vetë gratë shpesh nuk kanë rrjetet dhe mënyrat e nevojshme për të gjetur punë. Për të trajtuar këto probleme, një numër vendesh kanë krijuar programe aktive të tregut të punës që ofrojnë ndërtimin e aftësive, shërbimet e kërkimit të punës, dhe në disa raste, subvencionim të pagave. Për shembull, në Programi Jovenes në Veprim në Kolumbi, ProJoven në Peru, dhe PROBECAT në Meksikë kanë ofruar trajnim profesional afatshkurtër, që nganjëherë është kombinuar me subvencione (p.sh., transport, uniforma) për nënat. Programi Proempleo i Argjentinës ka dhënë kupona për subvencionim të pagave. Të gjitha programet kanë pasur sukses në përmirësimin e normave të punësimit për pjesëmarrësit meshkuj dhe femra, dhe disa kanë pasur si rezultat përmirësimin e ndjeshëm të të ardhurave të grave.45 Kosova duhet të marrë parasysh zhvillimin e programeve të ngjashme. Duke bërë kështu, ajo mund të ndërtojë mbi iniciativat nga një numër i donatorëve dhe OJQ-ve që aktualisht ekzistojnë në Kosovë, disa prej të cilave veçanërisht synojnë gratë. Për shembull, UNDP ka ndihmuar rreth 4500 të rinj të regjistruar si të papunë (46 për qind e të cilëve ishin femra) nëpërmjet zbatimit të programeve aktive të tregut të punës, të cilat përfshinin trajnimin në punë, një skemë stazhi, trajnimin në ndërmarrje, trajnim para-punësimit, subvencionim të pagave dhe trajnim profesional në QAP “Don Bosko.” Analiza e kostos-përfitimit e këtij projekti tregoi se kjo kishte prodhuar përfitim sa 1,42 herë kostoja.46 Disa nisma në mënyrë specifike synojnë gratë. OJQ Gratë për Gratë ofron arsimim bazë për lexim dhe matematikë, ndërtimin e aftësive në fusha ku gratë kanë më shumë mundësi të kenë sukses (p.sh., rrobaqepësi, gatim kujdesi ndaj fëmijëve, kontabilitet), dhe ndihmë për fillimin e biznesit. Deri më tash, 42 për qind e pjesëmarrësve në GpG kanë arritur të krijojnë të ardhura 44. Banka Botërore. 2012. Dokumenti i programit të shoqatës ndërkombëtare të zhvillimit për një grant të propozuar në shumë prej 23 milion Euro për Republikën e Kosovës për një Operacion të dytë të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm. 45. Banka Botërore 2012, “Barazia gjinore dhe zhvillimi.” 46. UNDP Kosovë. “Programi i tregut aktiv të punës për rininë” http://www. kosovo.undp.org/?cid=2,91,779 , e marrë më 15 shkurt 2012. Seksion IV. Konkludime dhe ndikimet në politika përmes një shumëllojshmërie të aktiviteteve ekonomike. 47 Është gjithashtu e rëndësishme të shqyrtohen intervenimet që nxisin punësimin e femrave në sektorët dhe profesionet jotradicionale. Vlerësimi i normës së efikasitetit dhe suksesit të nismave ekzistuese mund të ndihmojë për të identifikuar modelin apo modelet më të suksesshme, që potencialisht mund të shkallëzohet dhe të bëhet mbarëkombëtar. Ulja e pabarazisë gjinore në hyrjen në mundësitë për ndërmarrësi Femrat përbëjnë më pak se 10 për qind të të gjithë ndërmarrësve në Kosovë. Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar se çfarë faktorë kufizojnë ndërmarrjet e femrave dhe çfarë politikash mund të krijohen për të trajtuar këto kufizime. Lista e kufizimeve të mundshme mund të përfshijë mungesën e aftësive, qasjen joadekuate në prona, barrën rregullative, dhe stereotipet negative për ndërmarrëset femra në shoqëri. Sipas traditës, pjesa më e madhe e pronës shtëpiake është e regjistruar në emrat e burrave që jetojnë aty, që e kufizon mundësinë e grave të marrin kredi bankare për shkak të mungesës së kolateralit. Trajtimi i këtij problemi do të përfshijë punën me Agjencinë Kadastrale për të siguruar se emrat e të gjithë anëtarëve të familjes janë të përfshirë sa herë që regjistrohet prona familjare, si dhe fushatat e ndërgjegjësimit publik mbi të drejtat e grave. Bizneset me pronare femra në Kosovë kanë dukshëm më shumë gjasa se sa homologët e tyre meshkuj të perceptojnë administratën tatimore, licencimin e biznesit, mundësinë për shfrytëzim të tokës, dhe gjykatat si pengesa kryesore ose të rënda për mosfunksionimin e suksesshëm të bizneseve të tyre. Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar nëse këto perceptime janë për shkak të madhësisë të kufizuar dhe sektorit në të cilët operojnë bizneset e femrave, ose sepse femrat i nënshtrohen kontrollit më të madh nga ana e zyrtarëve publikë. Pikëpamjet tradicionale për rolin e duhur të grave dhe burrave në shoqëri mund të pengojnë përfshirjen e grave në ndërmarrje dhe pozita të tjera menaxhuese. Tregimet e suksesit të grave të shquara në media mund të luftojnë ndikimin e stereotipeve të tilla dhe japin shembuj pozitivë për shumë udhëheqëse të mundshme femra. 47. Banka Botërore. 2010. Kosovë. “Zhbllokimi i potencialit për rritje: Strategjitë, Politikat, Veprimet. Memorandum ekonomik i shtetit”. Banka Botërore, Uashington DC. 39 40 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike Referencat Balkan Insight. 2009. http://www.balkaninsight.com/en/article/hiv-aids-inkosovo-among-world-s-lowest accessed on December 14, 2011. Banka Botërore dhe Enti Statistikor i Kosovës. 2011. “Varfëria e konsumit në Republikën e Kosovës në vitin 2009.” Banka Botërore. 2010. “Dokumenti i programit të shoqatës ndërkombëtare të zhvillimit për një grant të propozuar të financuar me kredi dhe fonde nga trusti për Republikën e Kosovës për një Operacion të parë të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm.” Banka Botërore. 2010. “Informatë për shtetin 2010” http://intranet.worldbank.org/WBSITE/INTRANET/INTCOUNTRIES/INTECA/INTKOSOVO /0,,contentMDK:20629286~menuPK:297675~pagePK:145897~piPK: 147187~theSitePK:297667,00.html, e marrë më 15 shkurt 2012. Banka Botërore. 2010. Kosovë. “Zhbllokimi i potencialit për rritje: Strategjitë, Politikat, Veprimet. Memorandum ekonomik i shtetit”. Banka Botërore, Uashington DC. Banka Botërore. 2011. “Evropa dhe Azia Qendrore: Mundësitë për burrat dhe gratë”, Uashington DC. Banka Botërore 2011. Raporti zhvillimor botëror 2012. “Barazia gjinore dhe zhvillimi”. Uashington DC. Banka Botërore. 2012. Dokumenti i programit të shoqatës ndërkombëtare të zhvillimit për një grant të propozuar në shumë prej 23 milion Euro për Republikën e Kosovës për një Operacion të dytë të politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm. Basha, Vlora dhe Inge Hutter. 2006. “Shtatzënia dhe planifikimi familjar në Kosovë: Studim kualitativ” UNFPA dhe Universiteti i Groningen. Beck-Domzalska, Marta. 2007. “Dallimi në ulje i arsimit ndërmjet grave dhe burrave”. Statistikat në fokus – Popullata dhe kushtet sociale 130/2007, Eurostat. 41 42 Kosova: Dallimet Gjinore në Arsim, Shëndetësi dhe Mundësitë Ekonomike BIRN. 2009. “Raporti për sistemin e kujdesit shëndetësor në Kosovë”, Prishtinë. EBRD.Banka Botërore. 2009. Anketa e mjedisit të bizneseve dhe performancës së ndërmarrjeve (AMBPN). Kosovë. Ekipi i Kosovës për Kombet e Bashkuara. “Forcimi i luftës kundër HIV-it në Kosovë” http://www.unkt.org/repository/docs/Strengthening_HIV_response_in_Kosovo.pdf?phpMyAdmin=WkPxhYYrO3l4GvCxnRoloy0 Xka9 Enti statistikor i Kosovës. 2007. “Gratë dhe burrat në Kosovë”, Prishtinë. Enti statistikor i Kosovës. 2009. Anketa e fuqisë punëtore 2009. Enti statistikor i Kosovës. 2010. “Statistikat arsimore 2009-2010”, Prishtinë. Enti statistikor i Kosovës. 2010. “Rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për 2009”, Prishtinë. Enti statistikor i Kosovës. 2010. “Statistikat e lindjeve në Kosovë 2010”, Prishtinë. Enti statistikor i Kosovës. 2011. “Gratë dhe burrat në Kosovë”, Prishtinë. Enti statistikor i Kosovës. 2009. “Anketa demografike, sociale dhe shëndetit riprodhues në Kosovë”, Prishtinë. Enti statistikor i Kosovës. 2010. Anketa e buxheteve familjare. Eurostat Baza e të dhënave për AFP http://epp.eurostat.ec.europa.eu/portal/ page/portal/employment_unemployment_lfs/data/database Eurostat. 2010. “Personat me arritje terciare arsimore sipas moshës dhe gjinisë” http://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/setupModifyTableLayout.do, E marrë më 19 shkurt 2012. Eurostat. 2011. “Evropa në shifra: Vjetari Eurostat 2011”, Luksemburg. Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Plani i rishikuar 2011 http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/ files/resources/69917A7A4D0D5390852577CB0067835B-Full_Report.pdf Giovannola, Daniele. Nicola Massarelli. 2009. Popullsia dhe kushtet sociale. Eurostat të dhënat në fokus 35/2009. Instituti i statistikave të Shqipërisë. 2009. “Rezultatet e anketës së tregut të punës për 2009.” Krueger, A. dhe A. Mueller (2011) “Kërkimi për punë, mirëqenia emocionale dhe gjetja e punës në një periudhë të papunësisë masive: Dëshmi nga të dhënat longitudinale me frekuencë të lartë”. Instituti Brookings. Kuvendi i Republikës së Kosovës http://www.kuvendikosoves. org/?cid=2,110, e marrë më 10 shkurt 2012. Pastore, Francesco; Sarosh Sattar dhe Erwin R. Tiongson (2012) “Dallimet gjinore në të ardhura dhe ofertën e punës në karrierën e hershme: Dëshmi nga anketa e tranzicionit nga shkolla në punë në Kosovë.” Referencat Qendra Kosovare për studime gjinore. 2011. “Të drejtat e grave për trashëgimi të pronës në Kosovë.” Qosaj-Mustafa, Ariana. 2010. “Forcimi i qytetarisë së grave në kontekstin e ndërtimit të shtetit: sektori i sigurisë në Kosovë dhe decentralizimi”, KIPRED. Reva, Anna. 2012. “Pabarazia gjinore në tregun e punës në Serbi”, Dokument pune i hulumtimit mbi politikat 6008, Banka Botërore, Uashington DC. Shoqata e grave afariste SHE-ERA. 2006. “Vështrim i bizneseve me pronare femra në vitin 2006” http://www.tiaw.org/media/Kosovo_Entrepreneurs.pdf UNDP Kosovë. “Programi aktiv i tregut të punës për rininë” http://www. kosovo.undp.org/?cid=2,91,779 , e marrë më 15 shkurt 2012. UNDP Kosovë. “Progresi sipas qëllimeve në Kosovë” http://www.kosovo. undp.org/?cid=2,120, e marrë më 19 shkurt 2012. UNDP. 2006. “Rinia- Një gjeneratë për një Kosovë të re”, Raporti i zhvillimit njerëzor, Prishtinë. UNICEF në Kosovë. http://www.unicef.org/kosovo/children_3474.html accessed on January 13, 2011. UNICEF, UNFPA dhe WHO. “Marrëveshja e programit të përbashkët ndërmjet UNICEF, UNFPA dhe WHO: Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë (2007-2010)”, Kosovë. Vuniqi, Luljeta. 2008. “Roli i grave në Kosovën e pavarur”, Qendra kosovare për studime gjinore, Prishtinë. Zyra e Kryeministrit, Republika e Kosovës http://www.kryeministri-ks. com/?page=1,9,1829 , e marrë më 10 shkurt 2012. Zyra shtetërore statistikore e Republikës së Maqedonisë. 2010. “Anketa e fuqisë punëtore 2009”, Shkup. 43